BANKA E SHQIPËRISË

DEKLARATË PËR SHTYP
Mbi ndërhyrjet në tregun e parasë dhe në tregun valutor gjatë tremujorit të katërt të vitit 2022

Data e publikimit: 31.03.2023

 

1.1. Operacione të tregut të hapur dhe faktorët që kanë ndikuar në mungesën e likuiditetit në sistemin bankar

Në tremujorin e katërt të vitit 2022, ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë në tregun e parasë konsistuan në operacione të tregut të hapur për injektim likuiditeti. Injektimi mesatar ditor nëpërmjet operacioneve injektuese të likuiditetit me maturim 1-13 javë ka vijuar të rritet në 44.60 miliardë lekë kundrejt 43.9 miliardë lekëve mesatarisht në 6 muajt e mëparshëm. Mungesa mesatare ditore e likuiditetit gjatë 3-mujorit ka qenë 8.30 miliardë lekë më e lartë se mungesa mesatare e 5 viteve të fundit prej 36.30 miliardë lekësh.