BANKA E SHQIPËRISË

DEKLARATË PËR SHTYP
Mbi ndërhyrjet në tregun e parasë dhe në tregun valutor gjatë tremujorit të katërt të vitit 2023

Data e publikimit: 29.03.2024

 

1.1. Operacione të tregut të hapur dhe faktorët që kanë ndikuar në mungesën e likuiditetit në sistemin bankar

 

Në tremujorin e katërt të vitit 2023, ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë në tregun e parasë konsistuan në operacionet e tregut të hapur për injektim likuiditeti.

Injektimi mesatar ditor nëpërmjet operacioneve injektuese të likuiditetit me maturim 1-13 javë ka rënë në mesatarisht 47.70 miliardë lekë kundrejt shifrës rekord 54.20 miliardë lekë në tremujorin e  mëparshëm dhe 44.65 miliardë lekë mesatarisht në gjashtë muajt e parë të vitit 2023. Mungesa ka qenë në nivelet maksimale mbi 60 miliardë lekë gjatë muajit tetor dhe ka filluar një prirje rënëse me fillimin e muajit nëntor. Në fund të muajit dhjetor, mungesa ishte afër 40 miliardë lekë. Rënia e mungesës ka ardhur paralelisht me rënien e likuiditetit në llogarinë e qeverisë me rreth 23.5 miliardë lekë, ku 13.7 miliradë lekë kanë kontribuar në rënien e mungesës, ndërsa 9.8 miliardë lekë ka qenë efekti i maturimit të marrëveshjeve SWAP.  

Lexo tekstin e plotë