BANKA E SHQIPËRISË

DEKLARATË PËR SHTYP
Mbi ndërhyrjet në tregun e parasë dhe në tregun valutor gjatë tremujorit të katërt vitit 2008

Data e publikimit: 17.04.2009

 

1. Ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë në tregun e parasë


1.1. Operacionet e tregut të hapur

Ndërhyrjet në tregun e parasë gjatë tremujorit të katërt të vitit 2008 përfshijnë operacione të tregut të hapur për injektimin e likuiditetit në përgjigje të kërkesës për të në sistemin bankar.

Për të injektuar likuiditetin, Banka e Shqipërisë përdori instrumentin e saj kryesor marrëveshjen e anasjellt ë t ë riblerjes me maturim njëjavor mesatarisht 9.33 miliardë lekë në javë.

Për të normalizuar sjelljen e bankave ndaj normave të interesit të ofruara për marrjen e likuiditetit nga Banka e Shqipërisë, Banka e Shqipërisë ndryshoi formën e ankandit të marrëveshjeve të anasjellta të riblerjes me maturim njëjavor në ankande me çmim fiks si dhe përdori marrëveshjet e anasjellta të riblerjes me maturim më të gjatë se një javë dhe instrumentet e përheshme. Konkretisht, u injektuan mesatarisht 3.2 miliardë lekë në tre raste përdorimi të marr ë veshjeve t ë anasjellta t ë riblerjes me maturim nj ë mujor dhe 3.25 miliardë lekë në dy raste përdorimi të marr ë veshjeve t ë anasjellta t ë riblerjes me maturim tremujor.

Banka e Shqipërisë bleu me t ë drejta të plota bono thesari nga bankat e nivelit të dytë në nivelin 11 miliardë lekë (vlerë nominale).

1.2 . Përdorimi i instrumenteve mbështetëse

Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2008, për investimin e likuiditeteve të lira të krijuara në bazë ditore, bankat përdorën depozitën njëditore, niveli mesatar ditor i të cilës ishte 2.78 miliardë lekë, në krahasim me 5.07 miliardë lekë në tremujorin e kaluar.

Instrumenti i kredisë njëditore gjeti përdorim minimal me rreth 0.17 miliardë lekë në 1 rast përdorimi.

Grafiku i mëposhtëm paraqet në mënyrë të përmbledhur ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë në tregun e parasë gjatë vitit 2008.