BANKA E SHQIPËRISË

DEKLARATË PËR SHTYP
Mbi ndërhyrjet në tregun e parasë dhe në tregun valutor gjatë tremujorit të parë të vitit 2022

Data e publikimit: 30.06.2022

 

1.1. Operacione të tregut të hapur dhe faktorët që kanë ndikuar në mungesën e likuiditetit të sistemit bankar

Në tremujorin e parë të vitit 2022, ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë në tregun e parasë konsistuan në operacionet e tregut të hapur për injektim likuiditeti.

Injektimi mesatar ditor nëpërmjet operacioneve injektuese të likuiditetit me maturim 1-13 javë, ka qenë 30.4 miliardë lekë, kundrejt 42.4 miliardë lekësh në 3-mujorin e mëparshëm.

Mungesa mesatare për T1 2022 prej rreth 30.3 mld lekësh ka qenë më e ulëta e regjistruar që prej 3-mujorit të parë të vitit 2020, kur shënonte vlerën 27.3 miliardë lekë. 

Lexo tekstin e plotë