BANKA E SHQIPËRISË

DEKLARATË PËR SHTYP
Mbi ndërhyrjet në tregun e parasë dhe në tregun valutor gjatë tremujorit të parë të vitit 2023

Data e publikimit: 30.06.2023

 

1.1. Operacione të tregut të hapur dhe faktorët që kanë ndikuar mungesën e likuiditetit në sistemin bankar

 

Në tremujorin e parë të vitit 2023, ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë në tregun e parasë konsistuan në operacionet e tregut të hapur për injektim likuiditeti.

 

Injektimi mesatar ditor nëpërmjet operacioneve injektuese të likuiditetit me maturim 1-13 javë ka rënë në 34.89 miliardë lekë kundrejt mesatarisht 44.60 miliardë lekë në tremujorin e mëparshëm dhe mesatarisht 40.76 miliardë lekë gjatë vitit 2022. Pas kësaj rënieje, mungesa është rikthyer rreth vlerave mesatare të 5 viteve të fundit, por tendenca në fund të tremujorit ka qenë për rritje të saj, kryesisht për shkak të akumulimit të lartë të likuiditetit në llogarinë e qeverisë dhe uljen e marrëveshjeve SWAP me Bankën e Shqipërisë.

 

Lexo tekstin e plotë