BANKA E SHQIPËRISË

DEKLARATË PËR SHTYP
Mbi ndërhyrjet në tregun e parasë dhe në tregun valutor gjatë tremujorit të tretë të vitit 2016

Data e publikimit: 10.01.2017

 

1.1. Operacione të tregut të hapur

Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2016, ndërhyrjet në tregun e parasë konsistojnë në operacione të tregut të hapur për injektim të përkohshëm të likuiditetit, si dhe në transaksione blerjesh me të drejta të plota të bonove të thesarit për portofolin e BSH-së, me synim zëvendësimin e portofolit të saj të shitur në tremujorin e parë të vitit 2016, si dhe uljen e përqëndrimit të ekspozimeve të larta të bonove të thesarit në portofolin e Bankës së Shqipërisë.