BANKA E SHQIPËRISË

DEKLARATË PËR SHTYP
Mbi ndërhyrjet në tregun e parasë dhe në tregun valutor gjatë tremujorit të tretë të vitit 2021

Data e publikimit: 28.12.2021

 

1.1. Operacione të tregut të hapur dhe faktorët që kanë ndikuar mungesën e likuiditetit në sistemin bankar

Në tremujorin e tretë të vitit 2021, ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë në tregun e parasë konsistuan në operacione të tregut të hapur për injektim likuiditeti.

Injektimi mesatar ditor nëpërmjet operacioneve injektuese të likuiditetit me maturim 1-13 javë, ka qenë në masën 42.14 mld lekë, kundrejt mesatarisht 34.06 mld lekë në 6 muajt e parë të vitit dhe e ngjashme me tremujorin e tretë të vitit 2020 në 40.03 mld lekë.

Lexo tekstin e plotë