BANKA E SHQIPËRISË

DEKLARATË PËR SHTYP
Mbi ndërhyrjet në tregun e parasë dhe në tregun valutor gjatë tremujorit të tretë të vitit 2022

Data e publikimit: 29.12.2022

 

1.1. Operacione të tregut të hapur dhe faktorët që kanë ndikuar mungesën e likuiditetit në sistemin bankar

Në tremujorin e tretë të vitit 2022, ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë në tregun e parasë konsistuan në operacionet e tregut të hapur për injektim likuiditeti.

Injektimi mesatar ditor nëpërmjet operacioneve injektuese të likuiditetit me maturim 1-13 javë ka qenë 43.8 miliardë lekë, me një rënie minimale për 180 milionë lekë nga niveli i 3-mujorit të mëparshëm dhe mbi mesataren e 12 muajve të fundit prej 40.2 miliardë lekësh.

Mungesa ka ruajtur prirjen rritëse, duke qëndruar pranë niveleve maksimale prej 47 miliardë lekësh në fund të periudhës. 

Lexo tekstin e plotë