BANKA E SHQIPËRISË

DEKLARATË PËR SHTYP 
Mbi ndërhyrjet në tregun e parasë dhe në tregun valutor gjatë tremujorit të tretë të vitit 2023

Data e publikimit: 26.12.2023

 

1.1. Operacione të tregut të hapur dhe faktorët që kanë ndikuar në mungesën e likuiditetit në sistemin bankar

Në tremujorin e tretë të vitit 2023, ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë në tregun e parasë konsistuan në operacionet e tregut të hapur për injektim likuiditeti.

Injektimi mesatar ditor nëpërmjet operacioneve injektuese të likuiditetit me maturim 1-13 javë është rritur më tej në 54.20 miliardë lekë kundrejt 44.65 miliardë lekë mesatarisht në gjashtë muajt e parë të vitit 2023. Mungesa është në nivelet maksimale të vërejtura dhe mbi limitin e sipërm të tolerancës së Bankës së Shqipërisë. Mungesa ka qenë e qëndrueshme në nivele të larta mbi 45 miliardë lekë, duke shënuar vlerën 56.30 miliardë lekë në fillim të periudhës dhe 61.20 miliardë lekë në fund të saj.

Lexo tekstin e plotë