BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Ceremonia e Prezantimit të Serisë së Re të Kartëmonedhave Shqiptare

Data e publikimit: 06.09.2019

 

Në datën 12 shtator, ora 19:00, Banka e Shqipërisë do të organizojë Ceremoninë e Prezantimit të Serisë së re të Kartëmonedhave Shqiptare.

Prezantimi dhe hedhja në qarkullim e  serisë së re të kartëmonedhave përbën një ngjarje shumë të rëndësishme, një moment të veçantë, jo vetëm për Bankën e Shqipërisë, por për gjithë shtetin shqiptar.

Pas më shumë se 20 vitesh, dizenjo e kartëmonedhave të qarkullimit vjen e rifreskuar dhe me elementë sigurie të përmirësuara, duke i dhënë kartëmonedhës shqiptare pamjen e një kartëmonedhe moderne, në të njëjtën kohë rezistente, me cilësi, integritet dhe besueshmëri të lartë.