BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Fjala e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Z. Ardian Fullani, gjatë prezantimit të Raportit Vjetor 2004 në Kuvendin e Shqipërisë, 9 maj 2005

Data e publikimit: 10.05.2005

 

Zhvillimi i ekonomisë shqiptare gjatë vitit 2004, sipas vlerësimit të Bankës së Shqipërisë, ka qenë në përputhje me objektivat e strategjisë së zhvillimit ekonomik të vendit. Në bazë të vlerësimeve më të fundit, ekonomia shqiptare rezulton të jetë rritur me 6.0 për qind në terma realë, duke ruajtur ritmin mesatar të zhvillimit të pesë viteve të fundit. Ritmi i rritjes ekonomike të Shqipërisë gjatë kësaj periudhe ka qenë më i lartë se ai i shteteve të tjera të Evropës Juglindore apo edhe i shteteve të sapoanëtarësuara në Bashkimin Evropian.

Aktiviteti i ekonomisë shqiptare, si një ekonomi relativisht e hapur, është mbështetur edhe nga gjallërimi i aktivitetit ekonomik në nivel botëror gjatë vitti 2004.