BANKA E SHQIPËRISË

Guvernatori i bankës së Shqipërisë flet për ekonominë shqiptare.

Data e publikimit: 28.09.2001

 

Qeveria e re do të fillojë punën e saj me një ekonomi që vazhdon të ecë drejt balancimeve makroekonomike tashmë të vendosura gjatë periudhave të mëpërparshme. Aktiviteti ekonomik në tetë muajt e parë të vitit, nga janari në gusht, tregoi zhvillim të vazhdueshëm, në përputhje me parashikimet për një rritje vjetore të PBB-së prej 7.3 për qind. Papunësia është në nivelet e saj më të ulëta në katër vjet. Në fund të gushtit, financimi i brendshëm i deficitit buxhetor ishte 15.4 miliardë lekë ose 2.54 për qind e PBB-së. Gjatë gjysmës së parë të vitit eksportet ishin 36 për qind më të larta se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa importet ishin rritur me 24 për qind duke rezultuar një ulje të lehtë në deficitin tregtar të jashtëm në krahasim me të njëjtën periudhë për vitin 2000. Në fund të gushtit inflacioni vjetor ishte 4.1 për qind.

Lexo intervistën e plotë të Guvernatorit.