BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Intervistë e Guvernatorit Sejko për emisionin “Open” në televizionin Top Channel

Data e publikimit: 02.04.2020

 

Pyetje: Së pari, a është normale që Kryeministri i Shqipërisë të nënshkruajë me Guvernatorin një marrëveshje kur institucionet duhet të jenë të pavarura? Do të doja të dija a ka ndodhur më parë kjo gjë?

Guvernatori: Kjo është krejtësisht normale, pasi ne jemi në një situatë krize dhe në një situatë të tillë çdo veprim në funksion të lehtësirave për sistemin financiar, për klientët dhe për qytetarët shqiptarë, natyrisht që është normale. Kjo bëhet ekskluzivisht brenda kufijve dhe kritereve ligjore; e rëndësishme është që, nëpërmjet ndryshimeve rregullative që kemi bërë si bankë qendrore dhe urdhrit të përbashkët me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, bankat e nivelit të dytë e adresojnë seriozisht këtë problem dhe në mënyrë proaktive po shtyjnë këstet e kredisë për të gjithë klientët me vështirësi financiare.

Pyetje: A po i shtyjnë vërtet? Ne kemi folur me disa bankierë dhe në mënyrë konfidenciale ata thonë që urdhri është i pabazuar në ligj. Gjithsesi ata e zbatojnë në mënyrë vullnetare këtë gjë për shkak se e shohin situatën. A po zbatohet realisht në 90% të bankave?

Pyetje: Gjithsesi janë të njëjtët që thonë që kjo është e pabazuar në ligj. Pra ata kanë një kontratë mes privatësh dhe ky urdhër nuk është i mbështetur në një bazë ligjore. Jam e interesuar të di se cila është baza ligjore...Guvernatori: Ne dje kemi pasur një audio-konferencë me të gjithë drejtuesit e bankave dhe unë jam në kontakt me ta në mënyrë të vazhdueshme. Ky veprim i ndihmon dhe vetë bankat në aktivitetin e tyre financiar, pasi në rast se klientët nuk do të jenë në gjendje të kthejnë këstet e kredive, kjo do të krijonte vështirësi financiare dhe për portofolin e bankës; është një veprim që ndihmon jo vetëm klientët, por edhe bankat e nivelit të dytë. Në këtë kontekst dhe drejtuesit e bankave të nivelit të dytë janë “mirënjohës”, sepse ne po bashkëpunojmë në drejtim të ndryshimeve rregullative për të lehtësuar ngarkesën me fondin rezervë për të mbuluar humbjet nga kreditë për bankat e nivelit të dytë lidhur me këtë veprim. Unë dëshiroj të përfitoj nga rasti për t’i falënderuar të gjithë drejtuesit dhe punonjësit e bankave të nivelit të dytë për proaktivitetin e treguar, jo vetëm në drejtim të shtyrjes së kësteve të kredisë, por edhe në drejtim të gjithë performancës së tyre operacionale në shërbim të klientëve. Siç e dimë të gjithë, këto ditë kanë qenë të ngarkuara edhe psikologjikisht dhe këta punonjës janë në mënyrë të vazhdueshme në shërbim të klientëve brenda orareve të lejuara.

Guvernatori: Unë e kam shpjeguar që nuk është çështje e një baze ligjore. Banka e Shqipërisë ka ndryshuar rregulloren e riskut të kredisë që i lehtëson bankat nga ngarkesa me provigjone, pra është një çështje teknike, por gjithsesi ndryshimi rregullativ ia ka lehtësuar bankave shtyrjen e kësteve të kredisë. Kjo mund të bëhej dhe me një ligj të veçantë për të bërë një moratorium standard lidhur me shtyrjen e kësteve të kredive për të gjithë klientët, por rezultoi i panevojshëm pasi bankat u treguan proaktive në trajtimin e klientëve.

Pyetje: Çfarë do të bëhet me ato banka që e kanë problem shtyrjen e këstit?

Guvernatori: Në dijeninë time dhe nga kontaktet që unë kam, të gjitha bankat po i shtyjnë këstet e kredive për klientët që kanë aplikuar për këtë.

Pyetje: Të gjitha i kanë shtyrë, pra nuk ka oponencë ndaj kësaj? Kjo është e rëndësishme...

Guvernatori: Oponenca e vetme - ju keni të drejtë – vjen ngs institucionet financiare jobanka, të cilat e kanë situatën e likuiditetit të varur shumë nga këstet e kredive, pasi nuk pranojnë depozita. Bankat janë më të shëndetshme nga ana e likuiditetit pasi kanë depozita. Këto institucione, në qoftë se nuk kanë shlyerjen e kësteve të kredive, e kanë shumë të vështirë të likuidojnë detyrimet e tyre, por këto lloj institucionesh kanë një peshë të vogël në tregun financiar. Klientët e tyre ankohen me të drejtë, pasi kjo vendimmarrje e jona i përfshin edhe këto institucione, por ato nuk po tregohen aq proaktive sa bankat. Bankat që përbëjnë mbi 90% të tregut financiar, e kanë aplikuar me seriozitet këtë masë.

Grafiku 24 RV 2019 fq 53