BANKA E SHQIPËRISË

Kriza e konfidencës: Shkaqet Prapa Hemoragjisë së Depozitave Bankare

Data e publikimit: 09.04.2003

 

Megjithëse tranzicioni i Shqipërisë në ekonominë e tregut ishte i vrullshëm dhe deri-diku i suksesshëm, themelet ekonomike të tij mbeten akoma të lëkundshme dhe jo të qëndrueshme. Sistemi financiar është, gjithashtu, i ekspozuar dhe i pambrojtur ndaj faktorëve të jashtëm. Pavarësisht faktit se ekonomia, në pjesën më të madhe, ka njohur periudha të gjata ekuilibri, përsëri ajo pësoi një krizë të thellë që ishte kryesisht rrjedhojë e një fenomeni të pastër financiar. Në të njëjtën mënyrë, hija e zezë e vitit 1997 u kthye përsëri këtë vit në mars dhe prill, por ndryshe nga pesë vite më parë këtë herë paniku pushtoi sistemin bankar. Çuditërisht, paniku bankar ndodhi në një kohë kur situata financiare e sistemit bankar vlerësohej të ishte më e mira në dhjetë vitet e fundit. Frika e një falimentimi të mundshëm të bankës më të madhe u përhap edhe në bankat e tjera, duke rezultuar në tërheqje të mëdha të depozitave nga sistemi bankar. Kriza e konfidencës që shpërtheu në vazhdim të procesit të privatizimit të bankës me pronësi shtetërore vazhdoi të thellohej më shumë se çdokush kishte parashikuar.

Ky material përpiqet të analizojë shkaqet që çuan në humbjen e konfidencës së depozituesve në dy bankat më të mëdha, dhe bën gjithashtu një krahasim me krizën financiare të Shqipërisë më 1997. Në seksionin II ne do të hedhim shikimin në ecurinë makroekonomike mbas tranzicionit, pastaj do të përpiqemi të shqyrtojmë arsyet themelore që sollën ngritjen e skemave piramidale dhe të bëjmë një dallim ndërmjet skemave dhe sektorit bankar.

Lexo tekstin e plotë të materialit.