BANKA E SHQIPËRISË

KONFERENCË PËR SHTYP
Lidhur me vendimin e Këshillit Mbikëqyrës për uljen e normës bazë të interesit

Data e publikimit: 16.07.2003

 

Siç jeni njoftuar Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, në mbledhjen e fundit vendosi uljen e normës bazë me 0.5 pikë përqindjeje duke e çuar normën e interesit të aplikuar për marrëveshjet e riblerjes dhe për marrëveshjet e anasjellta të riblerjes, në 7.5 për qind. Kjo ishte ulja e dytë e normës bazë të interesit në funksion të një politike "zbutëse" monetare pasi një vendim të tillë Banka e Shqipërisë e kishte marrë edhe në mbledhjen e Këshillit të saj
Mbikëqyrës të datës 23 prill 2003.

Duke parë rëndësinë e vendimit dhe pasi priti reagimet e publikut dhe të sistemit bankar lidhur me këtë vendim, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë vendosi të dalë në këtë konferencë për shtyp m e synim sqarimin e faktorëve që çuan në marrjen e këtij vendimi si dhe të efekteve të pritshme mund ta shoqërojnë atë në tregun financiar në veçanti dhe në ekonominë e vendit në përgjithsi.