BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Pyetje përgjigjet e konferencës për shtyp të datës 5 maj 2021

Data e publikimit: 05.05.2021

 

Pyetje: Si parashikohet rritja ekonomike dhe kur parashikohet kthimi i ekonomisë në normalitet?

Guvernatori: Një pjesë e deklaratës i ktheu përgjigje kësaj pyetjeje, megjithatë në mënyrë të përmbledhur mund të them që Banka e Shqipërisë parashikon një vit më optimist seç kishim parashikuar në analizat tonë të mëparshme për vitin 2021.

Rritja ekonomike do të jetë mbi nivelin 5%, pra nga 4.9% që ishte parashikimi në analizën e kaluar, tani parashikojmë një rritje 5.3%. Kjo do të vijë si rezultat i disa faktorëve: sezoni i mirë turistik që presim, rritja e investimeve, rritja e konsumit dhe rritja e kreditimit të sektorit bankar, i cili ka treguar një qëndrueshmëri mjaft të mirë në raport me goditjen e krizës.

DSC 8756 498

Sigurisht, e gjitha kjo pritshmëri bazohet në parashikimin se niveli i rasteve dhe shifrave të infeksionit do të vijë në rënie, sikurse po vjen, në rast të kundërt analiza do të ketë rezultat të ndryshëm. Gjithsesi shifrat dhe treguesit premtojnë për një rritje të mirë ekonomike për vitin 2021 dhe në vazhdim, për vitet 2022 dhe më pas.