BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Vendimmarrja e Këshillit Mbikëqyrës në mbledhjen e datës 23 mars 2022

Data e publikimit: 23.03.2022

 

Në mbledhjen e datës 23 mars 2022, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi që norma bazë e interesit të rritet në nivelin 1.0%, norma e depozitës njëditore të mbetet e pandryshuar në nivelin 0.1% dhe norma e kredisë njëditorë të rritet në nivelin 1.9%. Përveç këtij vendimi, Këshilli Mbikëqyrës shqyrtoi dhe vendosi për:

  • Miratimin e pasqyrave financiare të Bankës së Shqipërisë për vitin 2021

 DSC2973 498

Pasqyrat financiare të Bankës së Shqipërisë për vitin 2021 janë hartuar në përputhje me standardet ndërkombëtare të raportimit financiar (SNRF). Këto pasqyra janë audituar nga Ernst & Young - Ekspertë Kontabël të Autorizuar, Dega në Shqipëri, dhe së bashku me raportin e audituesit të pavarur, janë pjesë e Raportit Vjetor të Bankës së Shqipërisë për vitin 2021.

Në fund të vitit 2021, totali i aktiveve të Bankës së Shqipërisë është rreth 749 miliardë lekë. Peshën më të lartë në totalin e aktiveve e zënë investimet në tituj të borxhit me rreth 42 % si dhe balancat me banka, pjesë e rezervës valutore të Bankës së Shqipërisë, me rreth 37%.

 DSC3017 498

Këshilli Mbikëqyrës u njoh dhe me informacione të tjera të lidhura me veprimtarinë e përditshme funksionale dhe operacionale të Bankës së Shqipërisë.