BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
3 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Data e publikimit: 09.01.2015

 

Në bazë të nenit 78 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjit nr. 8269 "Për Bankën e Shqipërisë", i ndryshuar, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, me Vendimin nr.111, nr.112 dhe nr.113 të datës 24.12.2014, zgjodhi 3 anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, përkatësisht z. Tonin Kola, zj. Natasha Ahmetaj dhe z. Gent Sejko.