BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Banka e Shqipërisë dakordëson me Bankën Qendrore Evropiane zgjatjen e afatit të linjës së likuiditetit në euro, deri në muajin janar 2025

Data e publikimit: 30.01.2024

 

Në bazë të marrëveshjes ekzistuese të dakordësuar në vitin 2020, Banka Qendrore Evropiane (BQE) dhe Banka e Shqipërisë kanë rënë dakord për zgjatjen [përsëri] e afatit të saj deri në muajin janar 2025. Kjo linjë i mundëson Bankës së Shqipërisë një linjë likuiditeti në euro në vlerën 400 milionë euro. 

Pavarësisht se deri tani kjo marrëveshje huaje e kolateralizuar (REPO) nuk ka qenë e nevojshme të përdoret, Banka e Shqipërisë vlerëson se ky instrument rezervë mbetet mbështetës për stabilitetin monetar dhe financiar të Shqipërisë, në kuadër të pasigurive të shtuara, që vijnë nga vazhdimi i luftës së Rusisë në Ukrainë, tensionet në Lindjen e Mesme, dhe rreziqet e tyre potenciale për ekonominë globale dhe tregjet financiare. 

Informacion nga BQE mbi linjat e likuiditetit

https://www.ecb.europa.eu/mopo/implement/liquidity_lines/html/index.en.html

Artikull nga 3 anëtarët e BQE mbi linjat e likuiditetit

https://www.ecb.europa.eu/press/blog/date/2024/html/ecb.blog20240129~cc10e6c0b4.en.html