BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Banka e Shqipërisë organizon Konferencën e IV-t të Muzeut me temë: “Mesjeta, pararendëse e një sistemi monetar të mirorganizuar”

Data e publikimit: 07.02.2023

 

Banka e Shqipërisë organizon Konferencën e IV-t të Muzeut të Bankës së Shqipërisë. Konferenca njëditore do t’i kushtohet temës: “Mesjeta, pararendëse e një sistemi monetar të mirorganizuar”.

Qëllimi i kësaj konference është të mbledhë së bashku studiues historianë e numizmatë, njohës të historisë monetare e ekonomike, kërkues me përvojë por dhe të rinj, si dhe punonjës të muzeve të bankave qendrore për të prezantuar e diskutuar gjetjet e studimeve të tyre mbi organizimin, qarkullimin dhe prodhimin monetar mesjetar, mbi rëndësinë dhe rolin e sistemeve monetare mesjetare, si pararendëse të një sistetmi monetar të mirorganizar. Aktiviteti do të organizohet në tri sesione të fokusuara nga periudha mesjetare deri në kufijtë e bashkëkohores.