BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Banka e Shqipërisë organizon Workshop-in e XV të Kërkimeve Ekonomike të Evropës Juglindore

Data e publikimit: 03.12.2021

 

Banka e Shqipërisë ka kënaqësinë t’ju ftojë të ndiqni punimet e Workshop-it XV të Kërkimeve Ekonomike të Evropës Juglindore, i cili edhe këtë vit do të zhvillohet online, ditën e hënë dhe të martë, datë 6-7 dhjetor 2021.

Duke marrë në konsideratë temat që do të trajtohen jeni të mirëpritur të merrni pjesë gjatë punimeve të tij.

Për t’u informuar mbi prezantimet dhe oraret e mbajtjes së tyre, ju lutem gjeni më poshtë programin dhe linqet e Webex, të cilat vlejnë për hyrjen në secilin sesion të workshopit.