BANKA E SHQIPËRISË
NJOFTIM PËR SHTYP
Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit
Data e publikimit: 30.11.2011
Në mbledhjen e tij të datës 30.11.2011, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të ulë me 0.25 pikë përqindjeje normën e interesit të marrëveshjeve të riblerjes dhe të anasjellta të riblerjes (REPO dhe REPO të anasjellta). Norma e interesit të marrëveshjeve të riblerjes dhe të anasjellta të riblerjes (nga 5.00 për qind) bëhet 4.75 për qind.