BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Banka e Shqipërisë ul normën e interesit me 0,5 për qind

Data e publikimit: 30.12.2003

 

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, mori në shqyrtim ecurinë dhe parashikimet e inflacionit, faktorët që priten të ndikojnë në inflacion dhe ecurinë e kushteve monetare në ekonomi,

Nga analiza rezulton:

a)Zhvillimet e pergjithshme makroekonomike te vendit jane ne perputhje me parashikimet e bera. Siç eshte bere e ditur edhe me pare vleresohet se prodhimi i pergjithshem bruto te jete rritur me 6 per qind nderkohe qe inflacioni dhe deficiti buxhetor jane ne nivele te kontrolluara.

b) Inflacioni, si një nga objektivat kryesorë të programit të zhvillimit të vendit dhe objektivi kryesor i Bankës së Shqipërisë, ka shfaqur ecuri pozitive gjatë njëmbëdhjetë muajve të parë të vitit duke rezultuar brenda objektivit 2 - 4 për qind të Bankës së Shqipërisë për vitin 2003. Ai pritet të jetë brenda objektivit edhe në muajin dhjetor, duke u luhatur rreth nivelit 3 per qind.

c) Faktorët që kanë ndikuar në sjelljen e inflacionit të këtij viti janë kryesisht faktorët tradicionalë ndërsa intensiteti i veprimit të tyre ka qenë brenda vlerave normale.

d)Zhvillimet në treguesit monetarë si: rritja e ofertës monetare dhe përbërja e saj, kursi i këmbimit, struktura e likuiditetit në ekonomi, si dhe niveli i pershatshem i normave të interesit, kanë ndikuar në amortizimin e presioneve të shkaktuara nga faktorë të jashtëm mbi inflacionin.

e)Bankat tregtare, ne ndjekje te politikes monetare te Bankes se Shqiperise, kanë qenë aktive në drejtim të uljes së normave të interesit. Megjithate, normat e ulëta të inflacionit kanë ndikuar në ruajtjen e normave reale të interesit në nivele pozitive. Ulja e normave të interesit gjatë vitit 2003 është shoqëruar me ulje të kostos së ndërmjetësimit të sistemit bankar.

f) Gjate vitit 2003 deficiti buxhetor ka regjistruar nje model pak me te ndryshem krahasuar me vitet e tjera ku spikat nje ritmike me normale ne kryerjen e shpenzimeve buxhetore. Kjo eshte bere me e theksuar ne muajin dhjetor, i cili ne ndryshim nga vitet paraardhese nuk ka krijuar presion mbi politiken monetare.

Ne keto kushte Keshilli Mbikeqyres, vendosi uljen e normes baze te interesit me 0.5 per qind. Pas kesaj uljeje, norma e interesit per marreveshjet e riblerjes do te jete 6.5 per qind.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, me anë te këtij vendimi synon :

a) te ule me tej koston e bankave ne pergjithesi dhe cmimin e parase ne eko-nomi, me qellim qe te stimulohet akoma me shume kreditimi i biznesit dhe rri-tja ekonomike.

b) të zbusë presionin që është duke u ushtruar mbi monedhën tonë, Lekun i cili prej disa kohësh po vazhdon të mbiçmohet si ndaj dollarit amerikan ashtu edhe ndaj euros. Përveç kësaj synohet që

c) të zbuse me tej diferencen midis përqindjeve të interesit për investimet në lekë me ato në valutë si në terma nominalë ashtu edhe ne ato realë.

Duke analizuar skenaret e mundshem te ecurise se cmimeve te konsumit, Keshilli Mbikeqyres vlereson se ulja e normave te interesit nuk do te ndikoje negativisht ne ecurine e inflacionit per vitin 2004, ndersa shpreh bindjen se nje norme me e ulet interesi do te jete me afer nevojave te ekonomise.