BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Bordi Ekzekutiv i FMN-së përfundon rishikimin e tretë nën marrëveshjet PRFG dhe EFF me Shqipërinë dhe miraton lëvrimin e 3.7 Milionë USD

Data e publikimit: 10.07.2007

 

Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar sot rishikimin e tretë të ecurisë ekonomike dhe siguriminë financiare të Shqipërisë në kuadrin e programit tre-vjeçar për reduktimin e varfërisë dhe rritjes ekonomike (PRGF/EFF). Përfundimi i rishikimit mundëson lëvrimin e shumës prej 2.4 milion SDR (rreth 3.7 milion USD), që përfton lëvrimin e shumës totale për Shqipërinë për të dy marrëveshjet në 9.7 milion SDR (rreth 14.8 milion USD).

Marrëveshjet paralele nën programet trevjeçare PRGF dhe EFF, që arrijnë shumën ekuivalente me 17.0 milion SDR (rreth 25.9 milion USD) janë miratuar dhe ka hyrë në forcë që prej datës 1 Shkurt 2006 (shiko Njoftimin për Shtyp Nr. 06/17).

Në vazhdim të diskutimeve të Bordit Ekzekutiv për Shqipërinë, Z. Murilo Portugal, Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm, tha:

Performanca makroekonomike e Shqipërisë ka mbetur e fortë. Rritja ekonomike po kthehet në nivelin e saj potencial, mbështetur nga eksporte të fuqishme, ndërkohë që inflacioni është i ulët. Këto zhvillime të favorshme pasqyrojnë angazhimin e fuqishëm të autoriteteve drejt politikave të drejta makroekonomike. Më tej, ruajtja e këtyre arritjeve dhe arritja e konvergjencës më të shpejtë drejt niveleve të të ardhurave të vendeve në zhvillim, do të kërkojë zgjidhje afatgjata të problemeve në sektorin e energjisë dhe reforma strukturore shtesë drejt rritjes.

"Autoritetet angazhohen për disiplinë fiskale dhe po zbatojnë një program fiskal që synon dhënien e fondeve të mjaftueshmë për projektet e zhvillimit në të njëjtën kohë me zvogëlimin e borxhit publik. Ato po përshtasin një buxhet shtesë për vitin 2007 që ruan objektivin për deficitin, duke i dhënë njëkohësisht mbështetje të përkohshme buxhetore kompanisë shtetërore të elektro - energjisë (KESH), nëpërmjet masave të reja për të ardhurat.

"Përmirësimi mbi baza të qëndrueshme i përkeqësimit të pozicionit financiar të KESH-it do të ketë rëndësi jetike. Zbatimi i plotë i planit të veprimit të mbështetur nga donatorët, do të ndihmojë pozicionin financiar të kompanisë dhe do të ketë ndikim buxhetor në vitin 2007. Më tej, një zgjidhje afatgjatë do të shpejtohet me privatizimin e krahut të shpërndarjes së KESH-it në përputhje me një plan solid të rritjes së cmimeve të brendshme të energjisë elektrike në nivelet e mbulimit të kostos, cfarë do të jetë gjithashtu i rëndësishëm në eliminimin e mbështetjes në buxhet në të ardhmen.

"Kuadri ekzistues i politikës monetare mbetet i drejtë. Siç tregon rritja e treguesve kohët e fundit, Banka e Shqipërisë qëndron e gatshme të marrë masa për të mbajtur inflacion të ulët dhe të zbutë rrezikun e zhvillimit të shpejtë të kreditimit. Kalimi i mbikëqyrjes së sektorit financiar të qerasë financiare "leasing" tek Banka e Shqipërisë do të eliminojë një hendek në kuadrin e mbikëqyrjes. Autoritetet kanë ndërrmarë hapat e duhur në rritjen e kapacitetit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

"Janë në progres reforma strukturore të rëndësishme, veçanërisht në nxitjen e përfshirjes së sektorit privat në sektorët kyç, ndërkohë që ka përpjekje të vazhdueshme për përmirësimin e institucioneve publike. Në Ministrinë e Financave është krijuar një drejtori e përgjithshme për administrimin e borxhit për të siguruar zbatimin me efektivitet të strategjisë së borxhit, ndërsa një qendër e informacionit të kredive do të fillojë aktivitetin brenda këtij viti. Kompania kombëtare e telekomunikacionit "Albtelecom" është privatizuar dhe autoritetet janë të angazhuar në privatizimin e sektorëve të tjerë strategjikë. Interesi i madh i investitorëve të huaj në Shqipëri është mirëpritur. Projektet e mëdha të Partnetitetit Publik - Privat me struktura të sofistikuara te financimit duhet gjithësesi të trajtohen me kujdes dhe të krijohet kapaciteti për të vlerësuar dhe administruar rreziqet që përfshihen në projekte të tilla," tha Z. Portugal.