BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë 2012

Data e publikimit: 22.06.2012

 

Ftesë për tema:

Çmimi për punë shkencore në  çështje të lidhura me Bankën e Shqipërisë, sistemin bankar shqiptar dhe ekonominë shqiptare, në përgjithësi. I dedikuar për studentët shqiptarë të diplomuar gjatë periudhës 5 shtator 2011 - 28 shtator 2012, brenda dhe jashtë vendit. 

Banka e Shqipërisë e ka vendosur dhe e jep këtë Çmim që prej vitit 2006, sipas ndarjes së mëposhtme:   

  1. Çmimi i parë 250.000 lekë
  2. Çmimi  i dytë 200.000 lekë
  3. Çmimi  i tretë 150.000 lekë