BANKA E SHQIPËRISË

BANKA E SHQIPËRISË
DEKLARATË PËR SHTYP

Data e publikimit: 23.07.2014

 

Më datë 21 korrik 2014 Banka e Shqipërisë, ka bërë kallëzim penal për shtetasit A.B dhe M.B, punonjës në Departamentin e Emisionit.

Këta shtetas akuzohen për përvetësimin e vlerave monetare në ngarkim. Materialet dhe të gjitha provat e tjera në ngarkim të të kallëzuarve i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka regjistruar procedimin penal dhe po vijon me intensitet hetimet.

Në përmbushje të detyrimit ligjor të ruajtjes së sekretit shtetëror dhe të sekretit hetimor informacioni i detajuar rreth ngjarjes është i klasifikuar.