BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Deklaratë zyrtare nga stafi i misionit të FMN-së në Shqipëri

Data e publikimit: 14.11.2007

 

Një mision i FMN-së i kryesuar nga Z. Gewin Bell vizitoi Tiranën nga data 31 Tetor-14 Nëntor 2007, për të diskutuar me autoritetet Shqiptare rishikimin e katërt nën programin e FMN-së dhe ndikimin fiskal, financiar dhe makroekonomik të krizës aktuale energjitike. Misioni u takua me Kryeministrin Berisha, Ministrin Bode dhe të tjerë ministra, Guvernatorin Fullani dhe zyrtarë të tjerë të lartë si edhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe komunitetit ndërkombëtar. Të mërkurën, me 14 Nëntor 2007, në orën 9.00 do të zhvillohet një konferencë e përbashkët shtypi me Ministrin Bode dhe Guvernatorin Fullani, në Ministrinë e Financave.

Fondi do të vazhdojë të mbështesë rritjen e qëndrueshme ekonomike të Shqipërisë.
Duke parë përpara, sfida kryesore për autoritetet shqiptare mbetet përcaktimi i një drejtimi të qartë mes shumë prioriteteve konkuruese për ekonominë shqiptare.

Kliko këtu për të lexuar deklaratën e plotë