BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Dita Ndërkombëtare e Muzeve, 18 maj 2023

Data e publikimit: 15.05.2023

 

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, nën sloganin "Muzetë, qëndrueshmëria dhe mirëqenia", më 18 maj 2023, Muzeu i Bankës së Shqipërisë qëndron i hapur: 09:00-18:00. Hyrja e lirë.

Vizitoni ekspozitën tonë të përhershme dhe aktivitetet e veçanta dedikuar kësaj dite:

- Ekspozita “Banka e Napolit 85 vite më parë në dokumentet e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave”, në bashkëpunim me DPA;
- Ekspozim dokumentesh, provash kartëmonedhe dhe objektesh të viteve 1957-1991;
- Kolazh me pjesë nga filma shqiptarë ndër vite “Fuqia e parasë”, në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit.

18:00-20:00 - Leksion i hapur “Edukimi për Zhvillimin e Qëndrueshëm”, nga Prof.Asoc.Dr Elona Pojani, Fakulteti i Ekonomisë, UT. Për të marrë pjesë në leksion, prenotoni paraprakisht në adresën [email protected], deri më 17 maj 2023, ora 13:00.