BANKA E SHQIPËRISË
NJOFTIM PËR SHTYP
Ekspozitë “Berati në shek. XVIII-XX: Zhvillimi ekonomik dhe tregtar, koleksione të kartëmonedhave lokale të qytetit, objekte me rëndësi historike të Beratit të pasqyruara në monedhën kombëtare”
Data e publikimit: 17.04.2024
Në datat 18-19 prill 2024, Qendra Kombëtare e Muzeumeve, Berat dhe Muzeu i Bankës së Shqipërisë prezantojnë Ekspozitën fotografike mbi aspektet më të spikatura të zhvillimeve tregtare, ekonomike dhe etnografike të qytetit të Beratit, gjatë shekujve XVIII-XX dhe koleksione numizmatike, si kartëmonedhat lokale të fillimit të shekullit XX, monedha kombëtare, të cilat mbartin imazhe të monumenteve dhe objekteve të qytetit, me vlera historike dhe kulturore universale.
Një hapësirë të veçantë në këtë Ekspozitë do të zënë edhe elemente të edukimit financiar të Bankës së Shqipërisë.
Ju mirëpresim në ambientet e Muzeut Ikonografik "Onufri", Berat në datat 18-19 prill 2024.