BANKA E SHQIPËRISË

Fjala e mbajtur në Konferencën Rajonale të organizuar nga Exim Bank në Cavtat të Kroacisë, 29 tetor 2001.

Data e publikimit: 29.10.2001

 

Të nderuar pjesëmarrës,

Me kënaqësi pranova para disa kohësh ftesën e z. Robson, Drejtor dhe President i Bankës EXIM, për të prezantuar Shqipërinë në këtë konferencë me cilësinë e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Për të qenë i sinqertë, kur mora ftesën për të referuar mendova: përse është zgjedhur Shqipëria, një vend i vogël, me sipërfaqe 28 000 km2, me rreth 3.1 milionë banorë, i varfër, me probleme me rendin dhe korrupsionin?

Duke pasur këto në mendje u tërhoqa nga një fjali e shkruar prej z.Robson: "Shqipëria është një vend tepër interesant". Unë do të shtoja që Shqipëria është edhe një vend me mjaft mundësi. Duke qenë shqiptar dhe duke jetuar në Shqipëri çdo ditë, me problemet e shumta të saj, nganjëherë bëhem pesimist për të ardhmen e vendit dhe ndjej vështirësi në paraqitjen e këtyre mundësive tek të huajt. Por, shpeshherë kujtoj fillimin e viteve '90 dhe ndryshimin e rrjedhës së historisë për Shqipërinë dhe bindem se vërtet Shqipëria ka patur zhvillime të dukshme dhe ka ç'të ofrojë për investitorët e huaj.

Vetë interesimi i Exim Bank është një provë e këtij fakti. Në takimin që pata me znj.Vanessa Weaver para një viti në Exim Bank, nuk mendohej se kjo bankë do të kishte ndonjë veprimtari konkrete të shpejtë në Shqipëri. Duket se ky qëndrim po ndryshon tashmë.

Lexo fjalën e plotë.