BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Guvernatori Sejko merr pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare të organizuar nga Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës

Data e publikimit: 11.06.2022

 

 Më 10 qershor 2022, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, mori pjesë në konferencën shkencore ndërkombëtare të organizuar nga Fakulteti i Ekonomisë (FE), me rastin e 65-vjetorit të krijimit të Universitetit të Tiranës.

Kjo konferencë dy ditore me temë “Rimëkëmbja, rindërtimi dhe ri-dimensionimi i një zhvillimi të qëndrueshëm e të barabartë”, ishte e organizuar në 12 sesione me tema të ndryshme që lidhen me ekonominë dhe financat dhe solli bashkë profesorë, akademikë, ekonomistë, studentë, kërkues etj.

Guvernatori Sejko ishte i ftuar nderi dhe folës kryesor në sesionin hapës të konferencës dhe mbajti prezantimin me temë “Implementimi dhe rëndësia e politikës monetare në stabilitetin financiar të Shqipërisë gjatë dy dekadave të fundit”.

Prezantimi i Guvernatorit