BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Z. Ardian Fullani, takon drejtorët e bankave të nivelit të dytë që operojnë në Shqipëri

Data e publikimit: 13.12.2004

 

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z.Ardian Fullani, zhvilloi ne date 9 Dhjetor 2004 takimin me drejtoret e bankave te nivelit te dyte ne ambjentet e Bankes se Shqiperise.

Fillimisht, Guvernatori i BSH, zoti Fullani beri nje ekspoze te gjere mbi zhvillimet e fundit ne ekonomi dhe ne sektorin financiar te vendit, ku theks i vecante iu kushtua pritshmerive te Bankes se Shqiperise per fundin e vitit 2004 e me tej. Ai gjithashtu theksoi se ky takim eshte shenje e hapur e bashkepunimit dhe e pergjegjesise se Bankes se Shqiperise ne raport me sistemin bankar ne vend.

Banka e Shqiperise ne zbatim te ligjit te saj ben hartimin dhe zbatimin e politikes monetare dhe supervizionin e sistemit bankar ne vend. Ne kete kuptim Banka e Shqiperise do ta shohe me sy me te vemendshem nje harmonizim midis zhvillimit jo vetem te sistemit bankar por paralelisht edhe atij financiar. Nje nga qellimet e Bankes se Shqiperise eshte rritja e besimit te publikut ne banka, duke forcuar keshtu rolin e sistemit bankar ne vend, qe i adresohet nje transmisioni me efektiv te politikes monetare nga ana Bankes se Shqiperise.

Banka Qendrore eshte e bindur qe reduktimi i parase ne ekonomi dhe formalizimi i ekonomise shqiptare do te vije nepermjet sherbimeve te reja bankare duke i vene nje theks mjaft te rendesishem zhvillimit te kartave te kreditit. Ne kete kuader, nje rendesi te vecante do te marre karta e kredit ne monedhe kombetare ne leke. Kjo do te influencoje direkt ne formalizimin e ekonomise.

Problematika qe u trajtua nga ana e bankave ishte:

Ne lidhje me bujqesine, u ngrit problemi qe ajo nje nga sektoret me te rendesishem te ekonomise i mbetet pak i kredituar. Bankat u treguan te gatshme per te marre pjese ne menaxhimin e fondeve ne kuader te programeve te zhvillimit si institucione te specializuara ne kete drejtim, gje qe do te ndihmonte ne te njejten kohe dhe permiresimin e informacionit te tyre me kete sektor kaq te rendesishem te ekonomise.

Bankat u shprehen te gatshme te rrisin bashkepunimin me banken qendrore sidomos ne lidhje me shkembimin e informacionit dhe analizave si dhe pershtatjen e ligjeve dhe rregulloreve per te ndihmuar zgjerimin e ndermjetesimit financiar ne Shqiperi.