BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Z. Ardian Fullani, takon përfaqësuesit e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar

Data e publikimit: 03.12.2004

 

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z.Adrian Fullani, zhvilloi ne date 1 Dhjetor 2004 takimin e pare zyrtar me perfaqesuesit e Misionit te Fondit Monetar Ndërkombëtar te Departamentit EU1 te kryesuar nga z. Julio Escolano, mision i cili do te qendroje ne Shqiperi per nje periudhe 2 javore. Si zakonisht qellimi i ketij Misioni eshte vleresimi i zbatimit te marreveshjes qe autoritet shqiptare kane nenshkruar me FMN-ne si dhe nje shtese vleresimi i efektitetit te te gjithe marreveshjeve te meparshme me qellim vleresimin e pershtatshmerise se nenshkrimit te nje marreveshje te re me Shqiperine.

Fillimisht, Guvernatori i BSH, zoti Fullani beri nje ekspoze te gjere mbi zhvillimet e fundit ne ekonomi dhe ne sektorin financiar te vendit, ku theks i vecante iu kushtua pritshmerive te Bankes se Shqiperise per fundin e vitit 2004 e me tej.

Me konkretisht:

  1. Ne lidhje me objektivin kryesor te Bankes se Shqiperise, u tha se tashme jemi relativisht te sigurte se inflacioni do te jete nen kontroll duke qene me afer vleres se poshtme te intervalit objektiv. Po keshtu Banka e Shqiperise mendon se edhe ecuria e tij e metejshme do te jete brenda ketij intervali, nderkohe qe ne jemi duke ndjekur nga afer efektet negative qe mund te kete cmimi i naftes ne kete drejtim si dhe nje zhvlersim i mundshem i lekut ne te ardhmen. Kjo ecuri e cmimeve si dhe zhvillimet monetare ne pergjithesi kane qene te tilla qe kane krijuar hapesirat per nje politike monetare ne zbutje gje qe reflektohet ne disa ulje te njepasnjeshme te perqindjes baze te interesit. Kjo politike e BSH vlersohet se eshte ndjekur ne menyre relativisht te kenaqshme nga ana e tregut financiar duke krijuar premisa reale per nje ulje te kostos se huamarrjes ne vend.
  2. Ne lidhje me prodhimin e pergjithshem te vendit u arrit ne perfundimin se vlersimet e bera nga ana e Bankes se Shqiperise flasin se objektivi per nje rritje prej 6 perqind eshte i mundshem per tu realizuar megjithe problemet qe ka krijuar performanca e dobet e tremujorit te pare te vitit 2004. Megjithate ne kete drejtim u ra dakort se per nje argumentim me te sakte kemi nevoje per te dhena me te plota e per rrjedhim nje opinon me i plote ne kete drejtim do te jepet nga fillimi i vitit 2005.
  3. Ne lidhje me efektet post privatizim te ish Bankes se Kursimeve u theksua se hyrja e Raiffeissen Bank ne treg ka sjelle nje "shkundje" e te gjithe pjesmarresve ne treg, duke rritur agresivitetin e sistemit bankar ne pergjithesi. Kjo eshte pasqyruar jo vetem ne permiresimin e infrastrukres dhe nivelit te sherbimeve ne sportel por edhe ne funksionimin me te mire segmenteve te caktuara te tregut te parase. Pervec te tjerave pritet edhe nje gjallerim i kreditimit i ekonomise duke evidentuar ndoshta edhe permiresime ne strukturen e teprices se kredise, ne favor te kredise ne leke duke mundesuar keshtu aktivizimin e nje prej kanaleve potenciale te transmisionit monetar, atij te kredise. Megjithate kjo nenkupton nje kujdes me te madh nga ana e standardeve te mbikeqyrjes pasi nje rritje e shpejte e kredise mund te shoqerohet me perkeqesime te portofolit te tyre.
  4. Ne lidhje me reformat ne sistemin financiar, per ngritjen e tij ne nje nivel me te larte, u theksua se Banka e Shqiperise eshte e angazhuar seriozisht ne drejtim te permbushjes se hapave te planifikuara. Ne kete moment ka filluar projekti i kryqezimit te pagesave ne vlere te vogel, ka ecuri pozitive ne drejtim te fushates anti cash qe ka ndermarre sistemi bankar kohet e fundit, nderkohe qe po vazhdohet me rishikimin e ligjit per Bankat ne Republiken e Shqiperise etj.

Ne perfundim te ekspozese se tij zoti Fullani theksoi edhe njehere se priroritet për Bankën e Shqipërisë do të vazhdojë të mbetet stabiliteti i pergjithshem makroekonomik dhe i sektorit financiar te vendit e per kete qellim Banka e Shqiperise gjate mandatit te tij qeverises do te jete nje partner i denje ne te gjithe negociatat qe do te kete vendi me organizmat nderkombetare perfshi dhe FMN dhe BB.

Nga ana e shefit te Misionit, zotit Escolano u shpreh se rendesia e ketij misioni eshte me e madhe se atyre te meparshem per vete faktin se kete rradhe do te kete nje vlersim te efektivitetit te marreveshjeve te nenshkruara deri me sot me autoritetet shqiptare.

Ne pergjithesi ai ndau te njejtat pikepamje me ato te Guvernatorit ne lidhje me zhvillimet e pergjithshme ne vend nderkohe qe vuri theksin ne disa probleme te cilat shkurtimisht mund te permblidhen ne: rishikimin e kujdesshem te rritjes se pritshme te GDP-se; ne nevojen qe ka vendi per tu vleresuar nga nje agjensi e specializuar; ne perfeksionimin e metejshem te tregut financiar; ne rritjen cilesore te statistikave makroekonomike, etj.

Nga te te dy palet u ra dakord qe shume nga keto probleme te diskutohen me me kujdes si ne nivel ekspertesh ashtu dhe ne takimet e mevonshme qe keto dy autoritete do te zhvillojne gjate diteve te qendrimit te Misionit ne Shqiperi.