BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Java e Parasë 2023 “Administro paratë e tua, kultivo të ardhmen tënde!”

Data e publikimit: 13.03.2023

 

Në datat 20-26 mars 2023, Banka e Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare e Bankave, me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe partnerë të tjerë, ju ftojnë të festojmë së bashku Javën e Parasë, nën sloganin “Administro paratë e tua, kultivo të ardhmen tënde!”.

498Baner Java e parase 2023-01

Edhe këtë vit, Java e Parasë synon ndërgjegjësimin e brezit të ri për të qenë qytetarë të ardhshëm të përgjegjshëm dhe të aftë financiarisht. Gjatë kësaj feste mbarëglobale, partnerë të shumtë rreth-e-qark tij, nën koordinimin e Rrjetit Ndërkombëtar të Edukimit Financiar të OECD-së, do të organizojnë aktivitete të larmishme për t’i përfshirë financiarisht fëmijët dhe të rinjtë, duke u mësuar si të kujdesen për paratë, si të kursejnë, si të fitojnë të ardhura nëpërmjet sipërmarrjes dhe të vendosin bazat për të ardhmen e tyre.

Ky është viti i nëntë që Banka e Shqipërisë bëhet pjesë e këtij kremtimi, duke synuar si përherë të ofrojë një program sa më interesant e tërheqës për përfshirjen e një numri sa më të madh nxënësish dhe studentësh në aktivitetet tona edukuese.

250 Konkurs për nxënësit e klasave III me vizatime “Administro paratë e tua, kultivo të ardhmen tënde!” Poster A4 2023 Vizatimet e femijeve

250Konkurs për nxënësit e klasave VIII me fotomontazhe (meme) “Administro paratë e tua, kultivo të ardhmen tënde!” Poster A4 Fotomontazhi me i mire 2023

250 Konkurs për klasat IV me projekte mbi temën “Administro paratë e tua, kultivo të ardhmen tënde!”Poster A4 Projektet kl IV  2023

 

250Kuizi i Parasë për nxënësit e moshës 13-15 vjeçKuizi i Parase   2023

250konkursi për nxënësit e shkollave të mesme “Videoja më e mirë” me temë “Administro paratë e tua, kultivo të ardhmen tënde!” Poster A4 VIDEO 2023 Video

250 Konkursi për studentë i esesë më të mirë me temë Ndryshimet klimatike - përse janë të rëndësishme për sektorin financiar në Shqipëri Poster A4 Eseja më e mirë 2023

GMW2023 #PlanYourMoney #plantyourfuture