BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PER SHTYP
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të rrisë normën bazë të interesit me 0.25 pikë përqindjeje

Data e publikimit: 12.07.2006

 

 

Në mbledhjen e datës 12 korrik 2006, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim zhvillimet monetare dhe ecurinë e inflacionit të verifikuar gjysmën e parë të vitit. Në vijim të qëndrimeve të kohëve të fundit, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, vendosi të rrisë normën e marrëveshjeve javore të riblerjes me 0.25 pikë përqindjeje. Në këtë mënyrë, norma bazë e interesit rritet nga niveli 5 për qind në 5.25 për qind.