BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë zgjedh dhe emëron Zëvëndësguvernatorët e Bankës së Shqipërisë

Data e publikimit: 25.11.2004

 

Në mbështetje të neneve 43 dhe 44 të ligjit nr.8269, datë 23.12.1997 "Për Bankën e Shqipërisë, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë në mbledhjen e tij të datës 24 nëntor 2004, me propozimin e Guvernatorit, zgjodhi dhe emëroi Prof. Assoc. Dr. Fatos Ibrahimi në funksionin e Zëvendësguvernatorit të Parë të Bankës së Shqipërisë, si dhe Dr. Limos Malaj në funksionin e Zëvendësguvernatorit të Dytë të Bankës së Shqipërisë.