BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Leksion i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, z. Ardian Fullani, në Universitetin e Prishtinës me temë "Ekonomia shqiptare përballë sfidave të kohës dhe perspektivës evropiane", 29 tetor 2009

Data e publikimit: 30.10.2009

 

Në datë 29 tetor 2009, në kuadër të pjesëmarrjes në konferencën e organizuar me rastin e 10-vjetorit të krijimit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Ardian Fullani ka dhënë një leksion në Universitetin e Prishtinës, me temë “Ekonomia shqiptare përballë sfidave të kohës dhe perspektivës evropiane”. Në këtë leksion, kanë marrë pjesë studentë të Fakultetit Ekonomik dhe Juridik të Universitetit të Prishtinës si dhe staf pedagogjik i këtij universiteti.

guvernatori gjate leksionit ne prishtin

pjesemaresit ne prishtine

Në përfundim të leksionit, Guvernatori Fullani i është përgjigjur interesit të studentëve në trajtimin e çështjeve të veçanta të ngritura prej tyre.