BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PER SHTYP
Mbi Takimet e Guvernatorit te Bankes se Shqiperise z.Shkelqim Cani gjate zhvillimit te Takimit te Pranveres se Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore

Data e publikimit: 26.04.2004

 

Gjate vizites ne SHBA, z.Shkelqim Cani, Guvernator i Bankes se Shqiperise dhe njekohesisht Guvernator i Shqiperise prane Fondit Monetar Nderkombetar, zhvilloi nje sere takimesh me perfaqesues te Fondit Monetar Nderkombetar, Bankes Boterore dhe FSVC-se.

Tema kryesore e bisedimeve me përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar ishte rreth zhvillimeve në ekonominë shqiptare dhe në mënyrë të veçantë të atyre monetare. Guvernatori i njohu përfaqësuesit e FMN-së me zhvillimet më të fundit në ekonomi dhe realizimin për të pestin vit rradhazi të objektivit të inflacionit dhe përgatitjet e Bankës së Shqipërisë për kalimin në një periudhë afatmese në regjimin e shënjestrimit të inflacionit(inflation targetin). Në këtë proces, z.Cani në emër të Bankës së Shqipërisë kërkoi dhe morri mbështetjen e përfaqësuesve të Fondit Monetar Ndërkombëtar në këtë proces. Një temë e rëndësishme e diskutimeve ishte edhe Programi i Bankës së Shqipërisë "Përtej parasë" dhe angazhimi me seriozitet i të gjitha autoriteteve dhe sistemit bankar në këtë proces.

Gjatë takimeve me përfaqësues të Bankës Botërore, biseda u përqëndrua kryesisht në nismat e Bankës së Shqipërisë për reduktimin e parasë cash në ekonomi dhe zhvillimin e një sistemi bankar modern pagesash. Pas përfundimit me sukses dhe fillimit të punës për projektin e sistemit të pagesave të mëdha në kohë reale, financuar nga Banka Botërore, Banka e Shqipërisë ka finalizuar kërkesat teknike funksionale për projektin e ri të pagesave të quajtur Automated Electronic Clearig House. Nisur edhe nga eksperienca pozitive e realizimit të projektit paraardhës, përfaqësuesit e Bankës Botërore dhanë Guvernatorit garancitë për financimin e projektit.

Takimi me Z. Andrew SPINDLER, (FSVC).

Takimi i parë i z.Cani u zhvillua në New York me z. Andrew Spindler, drejtor i Korporatës së Vullnetarëve të Shërbimeve Financiare. Në fjalën e tij, Guvernatori e njohu z.Spindler me zhvillimet më kryesore të ekonomisë shqiptare gjatë vitit të kaluar dhe sfidat për një zhvillim të qëndrueshëm dhe reformën drejt integrimit evropian.

Sa i përket bashkëpunimit me FSVC, Guvernatori evidentoi zhvillimet pozitive në drejtim të mbikëqyrjes bankare, auiditit, statistikave dhe menaxhimit të burimeve njerëzore në Bankën e Shqipërisë. "Në këtë process, u shpreh z.Cani, një rol të rëndësishëm ka patur edhe asistenca teknike të e FSVC-së. për të cilën Ju falenderoj".

Nga ana e tij, z.Spindler shprehu vlerësimet mbi hapat që ka ndërmarrë Banka e Shqipërisë në procesin reformues drejt standartave të bankave qëndrore moderne duke krijuar fizionominë e saj në të gjithë procesin integrues të Shqipërisë.

Asistenca teknike e FSVC në të ardhmen do të përqëndrohet kryesisht në procesin e mbikëqyrjes bankare, ristrukturimit të sistemit bankar, etj.., nëpërmjet këshilltarëve dhe misioneve të asistencës teknike.

Gjithashtu, FSVC do të bashkëpunojë me Bankën e Shqipërisë në drejtim të vlerësimeve të kërkimeve dhe studimeve të bëra prej saj.

Guvernatori e ftoi z.Spinlder për të marrë pjesë në Konferencën e V Ndërkombëtare të Bankës së Shqipërisë që do të zhvillohet gjatë muajit tetor 2004.

Takimi me z.Biaggio Bossone dhe z. Aghdaey Hormoz (Banka Botërore)

Në takimin me drejtorin ekzekutiv të Bankës Botërore, për Shqipërinë, Italinë, Greqinë, Maltën, Portogualinë, San Marinon dhe Timorin Lindor, z. Biaggio Bossone, dhe në takimin me z. Hormoz, kryespecialist financiar Guvernatori bëri fillimisht një paraqitje të zhvillimeve ekonomike në Shqipëri. Sipas z.Cani, "ekonomia shqiptare ka shënuar një ritëm rritjeje të Produktit të Brendshëm Bruto për vitin 2003 të vlerësuar në rreth 6 për qind, me një normë inflacioni 3.3 për qind, rritje të rezervës valutorë në mbi 1 miliardë dollarë ose 4.7 muaj importe etj..

Nga ana e tij z.Bossone u shpreh se "Shqipëria ka shënuar arritje positive në një periudhë të shkurtër kohore por mbetet ende për të bërë në drejtim të koordinimit të punës midis institucioneve dhe realizimit të angazhimeve të marra. Do të ishte shumë e rëndësishme, që vendi juaj të ketë strategjinë e zhvillimit ku puna e institucionevce konvergon në të njëjtën shënjestër.

Vështirësitë e ngritjes së institucioneve, në mënyrë të veçantë të institucioneve të pavarura, nevoja e komunikimit dhe debatimit të ideve, transparenca dhe domosdoshmëria e publikimit të informacioneve nga të gjitha institucionet përgjegjëse, ishin tema të tjera diskutimi gjatë takimit mes Guvernatorit dhe z.Bossone.

Takimi me z.Luigi Passamonti (Banka Botërore).

Në takimin me z.Luigi Passamonte, asistent special i Presidentit të Bankës Botërore, tema kryesore e takimit ishte projekti i Konvergjencës. Projekti synon në dhënien e mundësive të të gjithë pjesmarrësve të tregut për të shprehur idetë e tyre si dhe në koordinimin e këtyre ideve në shërbim të një strategjie të përgjithshme të zhvillimit të vendit. Projekti, i cili do të realizohet me asistencën e Bankës Botërore do të konkludojë me një vlerësim të ideve të dhëna dhe përgatitjen e një plani të përgjithshëm të zbatimit të tyre.

Takimi i Guvernatorit me Michael Deppler, Drejtor i Departamentit te EU1.

Ne fjalen e tij Guvernatori Cani beri nje paraqitje mbi zhvillimet kryesore ne ekonomine vendase dhe pritshmerite pas privatizmit te Bankes se Kursimeve nga Raiffeisen Bank. Situata e re e krijuar ne sistemin bankar do te krijoje kushte per agresivitet me te madh te bankave ne ofrimin e produkteve bankare. Gjithashtu, sistemi bankar ne bashkepunim me Ministrite e Financave dhe ate te Ekonomise kane rinisur Programin per reduktimin e parase jashte qarkullimit bankar.

Nga ana e tij z.Deppler u shpreh se FMN konfirmon vleresimet mbi ecurine pozitive te situates makroekonomike ne Shqiperi dhe gadishmerine per shtimin e asistences teknike te FMN-se edhe per FSAP-in. Kjo asistence do te siguroje nje vleresim te sistemit bankar nga ana e FMN-se dhe Bankes Boterore.

Nje vend te rendesishem ne takim zuri edhe diskutimi mbi menyren e perdorimit te fondeve te siguruara nga privatizimi I Bankes se Kursimeve. Nga palet pjesmarrese u konfirmua se te ardhurat do te perdoren siç eshte rene dakort ne marreveshjet dhe angazhimet paraardhese mes pales shqiptare dhe FMN-se.

Takimi me z.Carlo Padoan, Drejtor Ekzekutiv per Shqiperine dhe disa vende te tjera ne FMN.

Zhvillimet ne treguesin e inflacionit gjate vitit 2003, i cili rezultoi 3.3 per qind brenda objektivit te Bankes se Shqiperise ishte tema hyrese e bisedes se Guvernatorit Cani me z.Padoan. Ne fjalen e tij z.Cani u shpreh se pritshmerite per inflacionin e vitit 2004 jane per mbajtjen nen kontroll sipas objektivave te Bankes se Shqiperise 2-4 per qind.

Pas privatizimit te BK-se, vijoi Guvernatori, sistemi bankar ka bere nje hap shume pozitiv ne drejtim te zhvillimit te metejshem dhe pritet qe te rritet agresiviteti i bankave ne sistem drejt ofrimit te sherbimeve me te shumta.

Nga ana e tij, z.Padoan u shpreh se Fondi Monetar Nderkombetar i vlereson si pozitive zhvillimet makroekonomike ne Shqiperi dhe theksoi se ekonomia juaj po ecen ne rrugen e duhur.

Ne fund te takimit z.Cani dhe z.Padoan diskutuan edhe mbi procesin e zgjedhjes se drejtorit te ri te pergjithshem te FMN-se.

Takimi me Stephan Ingves, Drejtor i Departamentit Monetar dhe Financiar ne FMN.

Guvernatori Cani falenderoi FMN-ne per Misionet e Asistences Teknike ne Shqiperi dhe me pas u ndal ne diskutimin per asistencen teknike ne kuader te FSAP.

Si prioritet te politikes monetare te Bankes se Shqiperise, z.Cani diskutoi mbi zbatimin ne periudhen afatmesme te Regjimit te Shenjestrimit te Inflacionit (Inflation targeting) dhe ne kete aspekt vleresoi se asistenca teknike afatgjate e FMN-se do te ndihmonte ne realizimin me sukses te ketij projekti.

Çeshtje te bisedimeve ishin edhe privatizimi i Bankes se Kursimeve, kapitali per hapjen e nje banke ne Shqiperi, aspektet ligjore dhe administrative te likujdimit te bankave etj.

Nje pike tjeter e bisedimeve ishte edhe asistenca e FMN-se per vleresimin e analizave dhe studimeve te Bankes se Shqiperise, forcimin dhe konsolidimin e Departamentit te Kerkimeve etj.

Takimi me znj.Carol Carson, drejtore e Departamentit te Statistikave.

Ne fillim z.Cani beri nje pershkrim te pergjithshem te zhvillimeve ekonomike ne Shqiperi dhe te sistemit te te dhenave ne Shqiperi.

Ekonomia shqiptare ka shenuar rritje ekonomike gjate viteve te fundit, inflacioni eshte mbajtur nen kontroll, kursi i kembimit te lekut me valutat e huaja ka qene relativisht I stabilizuar dhe norma e inflacionit ka shenuar ulje modeste. Sa i perket vitit 2003, vijoi z.Cani, rritja ekonomike vleresohet se ishte rreth 6 per qind, inflacioni 3.3 per qind, deficiti buxhetor u ul ne 5.6 per qind te Produktit te Brendshem Bruto, shume afer te dhenave te vendeve qe do t'i bashkohen Bashkimit Evropian me 1 maj etj.

Me pas z.Cani falenderoi znj.Carson per gjithe asistencen teknike qe i ka akorduar FMN Bankes se Shqiperise ne fushen e statistikave.

Te dy palet vleresuan si shume te rendesishme hapat qe duhet te beje Shqiperia ne drejtim te perimiresimit te metodologjise dhe koherences per te dhenat kombetare, studimin e nivelit te ekonomise informale, te dhenave te bilancit te pagesave, perfshirjen e Shqiperise ne sistemin e te dhenave SDDS etj..

* * *

Guvernatori ftoi drejtuesit e Departamenteve qe takoi dhe eksperte te njohur te FMN-se te marrin pjese ne Konferencen Nderkombetare te Bankes se Shqiperise qe do te mbahet ne muajin tetor 2004.

Galeria e fotove.

_____________________________________________

Për më shumë informacion, mund të konsultoni faqet e internetit www.imf.org dhe www.bankofalbania.org.