BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Mbi fillimin e punës për sistemin e kryqëzimit të pagesave në vlerë të vogël

Data e publikimit: 17.11.2004

 

Dje pasdite ne ambjentet e hotel Sheraton u lançua projekti për ndërtimin e sistemit të kryqëzimit të pagesave në vlerë të vogël (AECH - Automated Electronic Clearing House), nje nisme e re e Bankes se Shqiperise per modernizimin e sistemit te pagesave, mbeshtetur financiarisht nga Banka Boterore.

Fjalen e rastit e mbajti Guvernatori i Bankes se Shqiperise z.Ardian Fullani, ndersa te pranishem ishin drejtori ekzekutiv per Shqiperine ne Banken Boterore ne Washington, z. Biagio Bossone, perfaqesuesi i Bankes Boterore ne Tirane, perfaqesues te larte nga Kuvendi, Ministria e Financave, Ministria e Ekonomise, Bankat e Nivelit te Dyte, kompania amerikane Montran, Dhoma e Tregtise dhe Industrise etj.

Ne fjalen e tij, z.Fullani u shpreh se "projekti ka për qëllim uljen e kostove, rritjen e shpejtësisë dhe rritjen e sigurisë në pagesat bankare. Për këtë qëllim, do të synohet që pagesat bankare t'i nënshtrohen një procesi bashkëkohor standardizimi dhe automatizimi synim i të cilave do te jetë nga njëra anë përmirësimi i raporteve Bankë - Klient; Bankë - Biznes; si dhe Biznes - Klient dhe nga ana tjetër krijimi i infrastrukturës bazë, ku bankat do të mbështeten për automatizime të mëtejshme në marrëdhëniet me publikun apo me bizneset".

Sipas Guvernatorit, "sistemi kryqëzimit të pagesave në vlerë të vogël, në thelb është një sistem i bankave, por përparësitë dhe përfitimet e tij janë drejt publikut dhe bizneseve në vend. Bankat do të jenë përcjellëset e përparësive të sistemit tek publiku. Ato do të pasojnë dhe shoqërojnë këtë ndërmarrje me afrimin e mëtejshëm të klientelës, automatizimin e veprimeve me bizneset si dhe aplikimin më të gjerë të teknologjive moderne sikurse mund të jetë Internet Banking. Zbatimi i projektit, është një proces jo i lehtë dhe kërkon angazhim serioz nga i gjithë sistemi bankar".

Ne fjalen e tij, drejtori ekzekutiv per Shqiperine ne BB, z. Bossone, shprehu mbeshtejten e vazhdueshme te BB per Banken e Shqiperise ne procesin e zhvillimit te qendrueshem te sistemit financiar. Ai theksoi se pas perfundimit me sukses te projektit RTGS (real time gross settlements) per shlyerjen e pagesave te medha ne kohe reale, BB eshte e bindur se edhe projekti AECH do te shenoje nje tjeter zhvillim pozitiv ne modernizimin e sistemit shqiptar te pagesave dhe afrimit me standardet nderkombetare.

Ne pershendetjen e tij, Z. Dimitris Karavias, zv. Kryetar i Shoqates Shqiptare te Bankave (AAB), shpehu falenderimet e tij per perpjekjen e sapo nisur te Bankes se Shqiperise per ti ofruar bankave te nivelit te dyte nje sistem modern te shlyerjes se pagesave. Sipas z. Karavias, bankat do te vazhdojne te shtojne numrin dhe cilesine e sherbimeve te ofruara per klientet si menyren me te mire per te terhequr parate ne sistimin bankar duke synuar formalizimin e ekonomise shqiptare.

Objektivat e projektit jane (1) zhvillimi i metejshëm dhe përafrimi me standardet ndërkombëtare të sistemit të pagesave në Shqipëri, (2) rritja e eficiences dhe sigurise ne realizimin e pagesave jo-cash, (2) ulja e metejshme e perdorimit te cash si mjet pagese, (3) permiresimi i sistemit te faturimit dhe shlyerjes se kompanive te sherbimeve "utilitare" (Albtelekom, KESH, Ujesjelles, AMC, Vodafone, etj.), (4) permiresimi i shperndarjes se pensioneve apo perfitimeve sociale vecanerisht ne zonat rulale dhe (5) arritja e nje sistemi te besueshem, te sigurte e te integruar per pagesat duke plotesuar nevojat e nje ekonomie te zhvilluar.

Ky sistem do të jetë një tjetër risi në reformimin e sistemit të pagesave, i cili synon ndër të tjera të përmirësojë kryerjen e pagesave ndërbankare për popullatën, uljen e kostove të shërbimit të pagesave, realizimin e pagesave për shërbimet utilitare, rritjen e sigurisë së shërbimeve të pagesave dhe afrimin e mëtejshëm të publikut ndaj bankave dhe produkteve që ato ofrojnë.

Sistemi do te jete i vendosur fillimisht ne Banken e Shqiperise dhe antare te tij do te jene pothuajse te gjitha bankat e nivelit te dyte. Projekti pritet te perfundoje ne qershor 2005 dhe zbatimi i tij vjen pas perfundimit me sukses dhe tashme funksionimit te plote te projektit te Shlyerjes se Pagsave te Medha ne kohe Reale(AIPS), qe gjithashtu eshte financuar nga Banka Boterore.