BANKA E SHQIPËRISË

Njoftim për shtyp
Mbi kërkesën për ndryshimin e aksionerëve të Bankës Credins

Data e publikimit: 16.06.2006

 

Në Bankën e Shqipërisë, është paraqitur nga Banka Credins kërkesa për miratimin nga Banka e Shqipërisë të transferimit të 14.67 për qind të aksioneve të saj nga aksioneri Muhamet Malo tek aksioneri Renis Tërshana. Kërkesa shoqërohet me dokumentacionin përkatës në mbështetje të rregullores "Për dhënien e licencës për të ushtruar veprimtari bankare në Republikën e Shqipërisë".

Sipas dokumentacionit të paraqitur asambleja e jashtëzakonshme e aksionerëve të Bankës Credins ka miratuar kërkesën e aksionerit Muhamet Malo për shitjen në masën 14.67 për qind të aksioneve të zotëruara prej tij në shoqërinë Banka Credins dhe blerjen e tyre nga aksioneri Renis Tërshana. Z. Renis Tërshana është aksioner i Bankës Credins me 8 për qind të kapitalit aksioner të saj dhe mbas këtij transferimi ai do të zotërojë 22.67 për qind të kapitalit të bankës.

Banka e Shqipërisë është e interesuar të dijë opinionin dhe do të marrë në konsideratë çdo koment për këtë aplikim. Komentet me shkrim mund të adresohen në:

Banka e Shqipërisë

Departamenti i Mbikëqyrjes

Sektori i Licencimit, Rregullimit dhe Standardeve

Sheshi "Skënderbej", Nr. 1, Tiranë

Banka e Shqipërisë e bën këtë njoftim në zbatim të kërkesave të rregullores "Për dhënien e licencës për të ushtruar veprimtari bankare në Republikën e Shqipërisë", miratuar nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë me vendimin nr. 71, datë 11.09.2002.