BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Mbi kërkesën për transferimin e 100 përqind të aksioneve të Bankës Dardania

Data e publikimit: 19.04.2005

 

Në Bankën e Shqipërisë, në datën 14.03.2005 është paraqitur nga Banka Dardania kërkesa për miratimin nga Banka e Shqipërisë e transferimit të 100 perqind të aksioneve të saj nga Fond der Republik Kosova Gjermani tek konsorciumi i përbërë nga z. Francesco Mariano Mariano dhe Banka Popullore Pulieze (Banca Popolare Pugliese). Kërkesa shoqërohet me dokumentacionin përkatës në mbështetje të rregullores "Për dhënien e licencës për të ushtruar veprimtari bankare në Republikën e Shqipërisë",

Sipas dokumentacionit të paraqitur asambleja e jashtëzakonshme e aksionerëve të Bankës Dardania ka miratuar ofertën e konsorciumit z. Francesco Mariano Mariano dhe Banka Popullore Pulieze të cilët do të blejnë 100 përqind të aksioneve të Bankës Dardania. Z. F. Mariano Mariano është individ më shtetësi italiane dhe do të zotërojë 95 përqind të kapitalit të Bankës Dardania dhe Banka Popullore Pulieze do të zotërojë 5 përqind të kapitalit të kësaj banke.

Banka e Shqipërisë e bën këtë njoftim në zbatim të kërkesave të rregullores "Për dhënien e licencës për të ushtruar veprimtari bankare në Republikën e Shqipërisë", miratuar nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë me vendimin nr.71, datë 11.09.2002.