BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Mbi kërkesën për transferimin e pjesëmarrjes influencuese të aksioneve të kapitalit aksioner të Bankës Italiane të Zhvillimit sh.a.

Data e publikimit: 11.12.2008

 

Veneto Banca Holding S.c.p.A. ka paraqitur pranë Bankës së Shqipërisë kërkesën për miratimin e transferimit të 75.1 për qind të aksioneve të kapitalit aksioner të Bankës Italiane të Zhvillimit sh.a. nga aksionerët Francesco Mariano Mariano dhe Banka Popullore Pulieze tek Veneto Banca Holding S.c.p.A., Itali. Ky transaksion konsiston në shitblerje të aksioneve të bankës dhe nënshkrimin e aksioneve të reja, të emetuara që në total përbëjnë 76.83 për qind. Si pasojë e këtij transaksioni, struktura e aksionerëve të bankës do të ndryshojë si më poshtë: 

ISHTE

BEHET

Aksioneri

Numri i aksioneve

Pjesëmarrja në përqindje

Numri i aksioneve

Pjesëmarrja në përqindje

Veneto Banca Holding S.c.p.A.

922

76.83

Francesco Mariano Mariano

1,064

95.00

278

23.17

Banca Popolare Pugliese S.c.p.A.

56

5.00

-

-

T O T A L I

1,120

100.00

1,200

100.00

Paraqitja e kërkesës dhe dokumentacionit shoqërues për blerjen e aksioneve të kapitalit aksioner të Bankës Italiane të Zhvillimit sh.a. është bërë në mbështetje të ligjit nr. 9662, datë 18.12.2006 "Për bankat në Republikën e Shqipërisë" dhe të rregullores "Për dhënien e licencës për të ushtruar veprimtari bankare në Republikën e Shqipërisë", miratuar me vendimin nr. 71, datë 11.09.2002, të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Veneto Banca Holding S.c.p.A. është bankë italiane që ofron shërbime të plota, e regjistruar si shoqëri kooperativë me përgjegjësi të kufizuar, në përputhje me legjislacionin tregtar dhe bankar italian. Veneto Banca Holding S.c.p.A. është e autorizuar të kryejë të gjitha veprimtaritë bankare dhe është e regjistruar në regjistrin e bankave dhe në regjistrin e grupeve bankare, të mbajtur nga Banka e Italisë. Veneto Banca Holding S.c.p.A. është subjekt mbikëqyrjeje nga Banka e Italisë.

Banka e Shqipërisë e bën këtë njoftim në zbatim të kërkesave të rregullores "Për dhënien e licencës për të ushtruar veprimtari bankare në Republikën e Shqipërisë".

Banka e Shqipërisë është e interesuar të dijë opinionin e publikut dhe do të marrë në konsideratë çdo koment për këtë aplikim. Komentet me shkrim mund të adresohen në:

Banka e Shqipërisë
Departamenti i Mbikëqyrjes
Sektori i Licencimit, Rregullimit dhe Standardeve
Sheshi "Avni Rustemi", Tiranë