BANKA E SHQIPËRISË
NJOFTIM PËR SHTYP
Mbi leksionin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, z.Shkëlqim Cani, në Universitetin e Gjirokastrës
Data e publikimit: 14.05.2004
Guvernatori i Bankes se Shqiperise, z.Shkelqim Cani, zhvilloi nje leksion special me studentet e Fakultetit Ekonomik te Universitetit te Gjirokastres. Tema e leksionit, te cilin Guvernatori e mbajti se bashku me zv/drejtoren e Departamentit te Kerkimeve ne BSH, znj. Evelina Çeliku ishte "Dobishmeria e indekseve te besimit per Banken Qendrore". Qëllimi i ndërtimit të indekseve te besimit te biznesit dhe konsumatorit, u shpreh z.Cani, konsiston, kryesisht, në njohjen e tendencave në sektorin real të ekonomisë, në mbledhjen e informacionit sa më të plotë për analizat që ndihmojnë vendimmarrjen në Bankën e Shqipërisë nëpërmjet rezultateve që gjenerohen nga një proces i tërë vrojtues.
Sipas referuesve, nevoja e hartimit të një sistemi treguesish të besimit lidhet me zhvillimin e sistemeve të parashikimit për të ardhmen afatshkurtër në sektorin real të ekonomisë; plotësimin e disa mangësive të sistemit të sotëm të informacionit, sidomos për atë të sigurimit sa më shpejt të statistikave të sektorit real të ekonomisë (aktivitet ekonomik, punësim, çmime, investime, konkurrencë, situatë financiare, kursime, perceptime të publikut për inflacionin etj..); mbështetjen që i krijohet vlerësimeve për presionet inflacioniste me origjinë nga prodhimi (çmimet e prodhimit, aktiviteti prodhues ne rënie apo në rritje); krijimin e një serie të dhënash për një periudhë të mjaftushme kohore që të mundësojnë bërjen e analizave statistikore e më pas të atyre ekonometrike; krahasimin e të dhënave të vrojtimit me ato që vijnë nga statistikat zyrtare dhe analiza e variancës së rezultuar, e shkallës së besueshmërisë së vrojtimit dhe e vetë statistikave zyrtare etj.
Përvoja botërore e ndërtimit të serive të indekseve të besimit ka treguar se ekziston një korrelacion i fortë linear midis parashikimeve të vrojtimit të besimit dhe treguesve të faktuar të sektorit real të ekonomisë.
Sipas vleresimeve te Indeksit te Besimit te Biznesit, per periudhen 2002-2004, bizneset janë më optimistë për të ardhmen afatshkurtër dhe kjo del në pritjet më të larta se sa vlerat aktuale në tremujorin përkatës. Pra, ka një lloj vlerësimi të situatës ekonomike për periudhat e ardhme me ngjyra më pozitive, se sa ata pohojnë më pas apo se sa atyre u faktohet. Kjo veçori dhe probleme te tjera për të cilat reflektohet gjatë punës dhe analizave të rezultateve, bëjnë që këta tregues të vijojnë të jenë në proces testimi. Ndonëse Banka e Shqipërisë nuk i ka bërë publike shifrat, ajo e përdor informacionin e marrë prej treguesve te besimit për nevojat e saj analizuese. Ne gjykojmë se ende nuk ka ardhur koha që përdorimi i tyre të shtrihet edhe më gjerë, për të interesuar të tjerë. Procesi i punës vazhdon të kryhet me seriozitet, me synim arritjen, në një të ardhme sa më të afërt, të publikimit të tyre.
Duke u ndalur te treguesit e besimit të biznesit për ekonominë (ku jane agreguar te dhenat e rreth 600 bizneseve te sektoreve te prodhimit, te ndertimit dhe te sherbimeve) dhe informacionit qe percjellin statistikat zyrtare, vërehet krijimi i një cikli, që ndjen një rritje në tremujorin e tretë të vitit. Kjo është një tendencë e verifikuar që dëshmon për një ndjesi të drejtë të bizneseve shqiptare. Tendenca e çmimeve, në përgjithësi gjatë vitit 2002-2003 është verifikuar dhe ky është një informacion shumë i rëndësishëm për vendimmarrjen në bankën qendrore. Punësimi, gjithashtu ka ndjekur tendencat që janë verifikuar edhe nga statistikat zyrtare. Faktorët ndikues në aktivitetin ekonomik, deri-diku, janë të justifikuar me situata të veçanta të zhvillimeve ekonomike dhe politike në vend.
Një tjetër tregues besimi që BSh ka filluar të ndërtojë që prej mëse një viti, është ai i Besimit te Konsumatorit. Indeksi i besimit të konsumatorit interpretohet si parashikim për ecurinë e ekonomisë së një vendi për një periudhë të afërt, sepse ai tenton të diktojë ndryshime në ciklin e ekonomisë, pra një ulje e besimit të konsumatorit tek ekonomia interpretohet si ulje e konsumit në të ardhmen, dhe anasjelltas. Për disa ekonomi ku konsumi i konsumatorëve zë një peshë të konsiderueshme të PBB-së, ky tregues është mjaft i rëndësishëm, pasi është ndër të paktët që mat ndjesinë e shpenzimeve konsumatore.
BSh, në cdo tremujor vrojton rreth 1206 konsumatore, të zonës urbane të shpërndarë në të gjithë vendin. Deri tani, rezultatet nga kater vrojtimet përputhen me të dhënat statistikore, vecanërisht me të dhënat për inflacionin, si statistikë që ka frekuencë më të shpeshtë. Duke u nisur nga kjo, jemi optimistë se vrojtimi që kryejmë aktualisht ofron informacion të shfrytëzueshëm mbi disa tregues ekonomikë për të cilat statistikat ose mungojnë, ose dalin me një vonesë të konsiderueshme.
Duke konkluduar, z.Cani u shpreh se treguesit e besimit janë orientues të tendencave të aktiviteteve ekonomike në përgjithësi. Ata plotësojnë kuadrin e informacionit statistikor dhe ndihmojnë procesin e vendimmarjes si për institucioniet e administatës shtetërore ashtu edhe për bizneset dhe investitorët në sektorin privat të ekonomisë. Gjithashtu, rezultatet mbi treguesit e besimit japin informacione të vlefshme edhe për tendencat ekonomike sipas sektorëve duke ndihmuar kështu orientimin e drejtë të politikave sektoriale.
Si konkluzion, Banka e Shqipërisë, po vijon t'i vrojtojë me kujdes dhe t'i përdorë Indekset për qëllime të analizave të brendshme. Synimi kryesor mbetet, përmirësimi i në vijimësi i tyre, mbështetur në standardet e BE, për të kaluar në publikimin e treguesve sa me cilesorë dhe domethënës, për një përdorim më të gjerë si dhe vendet e zhvilluara nga ana e institucioneve publike e private, nga ana e vetë bizneseve vendase e të huaja si edhe nga ana e konsumatorëve shqiptarë.