BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Mbi pjesëmarrjen e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, z. Ardian Fullani, në Samitin e dytë vjetor të Ministrave të Financave dhe Guvernatorëve të Bankave Qendrore të vendeve të Evropës Juglindore

Data e publikimit: 08.06.2010

 

Në datën 4 qershor 2010, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë z. Ardian Fullani mori pjesë në Samitin e dytë vjetor të ministrave të Financave dhe Guvernatorëve të Bankave Qendrore të vendeve të Evropës Juglindore, organizuar nga ‘Ekonomist Media Group’, nën kujdesin e Bankës Qendrore të Malit të Zi.

Në këtë Samit merrnin pjesë ministrat e Financave dhe Guvernatorët e Bankave Qendrore të Malit të Zi, Serbisë, Bosnjë-Hercegovinës, Shqipërisë dhe Maqedonisë, si dhe përfaqësues nga Banka Evropiane e Investimeve.

2010 06 04 central bankers summit 3288 0

Samiti u hap nga Guvernatori i Bankës Qendrore të Malit të Zi, z. Ljubisa Krgovic.

Punimet e samitit u përqendruan në shkëmbimin e eksperiencave të vendeve pjesëmarrëse për çështje të tilla si: të ardhurat dhe shpenzimet buxhetore në kohë krizash, borxhi publik, sfidat e politikës fiskale në situata krizash, rruga drejt Bashkimit Evropian, "skenari grek" dhe vendet e rajonit, marrëdhëniet e politikës fiskale dhe asaj monetare pas periudhës së recesionit.