BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Mbi pjesëmarrjen e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, z. Ardian Fullani në konferencën e organizuar nga Forumi Ekonomik i Vjenës

Data e publikimit: 07.05.2014

 

Në datën 28 prill 2014, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Ardian Fullani, mori pjesë në konferencën e organizuar nga Forumi Ekonomik i Vjenës, me temë “Ndërtimi i urave të bashkëpunimit në kohë të vështira”.

Kjo konferencë përkonte me 10-vjetorin e krijimit të Forumit Ekonomik të Vjenës si dhe me 25-vjetorin e krijimit të Nismës së Evropës Qendrore. Bashkorganizatorë të këtij aktiviteti ishin edhe Nisma e Evropës Qendrore dhe Dhoma e Tregtisë sëAustrisë.

Në aktivitetin ku merrnin pjesë drejtues të sektorit bankar e sipërmarrës, u diskutua mbi zhvillimet më të fundit ekonomike si dhe mbi nevojën e rritjes së bashkëpunimit ndërmjet vendeve.

Në cilësinë e anëtarit të Komitetit të Guvernatorëve të Forumit Ekonomik të Vjenës, Guvernatori Fullani mbajti një fjalë për të pranishmit, të cilën e gjeni në linkun: http://www.bankofalbania.org/web/NJOFTIM_PER_SHTYP_7061_1.php?kc=0,26,0,0,0