BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Mbi shpalljen e konkursit për realizimin e vizatimeve që do të paraqiten në monedhat numizmatike 2012 kushtuar Nënë Terezës dhe 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë

Data e publikimit: 26.12.2011

 

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, me vendimet nr. 50, datë 13.07.2011 “Për shtypjen e monedhave metalike për qëllime numizmatike, në vitin 2012” dhe nr. 60, datë 31.08.2011 “Për shtypjen e monedhave për qëllime numizmatike, kushtuar Nënë Terezës” miratoi:

  • Shtypjen për vitin 2012, të monedhave metalike për qëllime numizmatike, pa kurs ligjor, me tematikë “100-vjetori i Shpalljes së Pavarësisë”, me të dhënat teknike të mëposhtme:

Vlera emërore

Materiali, pastërtia 

dhe ngjyra e monedhave 

Pesha

Diametri

Forma

200 Lekë

900/1000 Au

15.50 gr

25.45 mm

E dhëmbëzuar

100 Lekë

925/1000 Ag

30.00 gr

38.00 mm

E dhëmbëzuar

50 Lekë

CuAl5Zn5Sn1/e verdhë

12.00 gr.

28.00 mm

E dhëmbëzuar

 Trajtimi i tematikës për monedhat e mësipërme të jetë i lirë, me kushtin e vetëm që:

  1. në pamjen kryesore të ketë të shkruar vlerën;  
  2. dhe në pamjen e pasme të ketë të shkruar “Shqipëri–Albania 2012”.
  • Shtypjen për vitin 2012, të monedhës metalike për qëllime numizmatike, pa kurs ligjor, kushtuar Nënë Terezës, me të dhënat teknike të mëposhtme:

Vlera emërore

Materiali, pastërtia 

dhe ngjyra e monedhave 

Pesha

Diametri

Forma

200 Lekë

900/1000 Au

15.50 gr

25.45 mm

E dhëmbëzuar

Trajtimi i tematikës për monedhën e mësipërme të jetë i lirë, me kushtin e vetëm që:

  1. në pamjen kryesore të ketë të shkruar vlerën;  
  2. dhe në pamjen e pasme të ketë të shkruar “Shqipëri–Albania 2012”.

Për sa më sipër, Banka e Shqipërisë organizon konkursin e hapur, për realizimin e vizatimeve që do të paraqiten në këto monedha sipas tematikave përkatëse të miaratuara.

Përzgjedhja e modelit më të mirë të propozuar, do të bëhet me komision të ngritur sipas proçedurave të miratuara nga Banka e Shqipërisë, për këtë qëllim.

Ftohen të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në konkurrim, duke paraqitur vizatime të këtyre monedhave.

Materialet shtesë që lidhen me konkursin mund të tërhiqen në adresën:

Banka e Shqipërisë
Zyra e Numizmatikës
Ish - hotel “ Dajti”, Tiranë
Tel: 2419201/2/3 (numër i brendhshëm 1756, 1712)

Masa e shpërblimit për vizatimet fituese të një monedhe (të dyja pamjet) është 75,000 (shtatëdhjetëepesëmijë) lekë. Në këtë vlerësim përfshihen: pagesa për punën dhe pagesa për të drejtën e autorit (copyright), e cila i kalon Bankës së Shqipërisë.

Afati për dorëzimin e vizatimeve është data 20 janar 2012.