BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Mbi takimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, z. Ardian Fullani, me përfaqësuesit e pushtetit vendor, të sektorit bankar, të komunitetit të biznesit të Qarkut të Shkodrës dhe me akademikë të Universitetit ‘Luigj Gurakuqi’

Data e publikimit: 20.01.2011

 

Në kuadër të ndërtimit të një dialogu të vazhdueshëm partneriteti me aktorët e tregut, në datë 20 janar 2011, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë z. Ardian Fullani zhvilloi një takim me përfaqësues të komunitetit të biznesit në Shkodër dhe me drejtues të sektorit bankar. Në këta takim merrnin pjesë përfaqësues nga pushteti vendor si dhe akademikë nga Universiteti ‘Luigj Gurakuqi’.

Pas përfundimit të fjalës, Guvernatori Fullani iu përgjigj interesit të të pranishmëve.

Në përfundim të takimit drejtues të sistemit bankar, bankat e të cilëve operojnë në qarkun e Shkodrës, shprehën dispozitën e tyre, për të krijuar mundësitë e nevojshme për një mbështetje më të madhe për biznesin.

Në faqen tonë të internetit www.bankofalbania.org do të gjeni të publikuar fjalën e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, z. Ardian Fullani, mbajtur në këtë takim.