BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Mbi takimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, me gazetarë, analistë dhe drejtues të medias gjatë aktivitetit ''Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë për vitin 2023''

Data e publikimit: 18.12.2023

 

 

Në datën 18 dhjetor 2023, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, zhvilloi një takim me publicistë të njohur, analistë, gazetarë të njohur dhe përfaqësues të shtypit të shkruar e medias elektronike në Shqipëri.

498-1013

Ky takim është kthyer në një traditë ku opinion bërës, influencues të mendimit publik, zëra të fuqishëm të gazetarisë na nderojnë me prezencën e tyre, jo vetëm për të kaluar disa momente me njëri tjetrin, por edhe për të  zhvilluar paralelisht eventin tjetër shumë të veçantë, atë të shpërndarjes së çmimit të Guvernatorit për punimin më të mirë. 

498-0837
498-1466
498-1066

Takimi u hap me fjalën përshëndetëse të Guvernatorit Sejko, i cili fillimisht falënderoi përfaqësuesit e medias për pjesëmarrjen e tyre, si dhe për pasqyrimin me realizëm dhe vërtetësi të gjithë aktivitetit të Bankës së Shqipërisë gjatë vitit 2023, përfshirë dhe vendimmarrjen e saj në fushën e politikës monetare. “Ne besojmë se profesionalizmi i shtuar nga ana juaj, ka ndihmuar në një transmetim më efikas të politikës monetare në ekonomi dhe në forcimin e stabilitetit të sektorit bankar shqiptar.”- u shpreh Guvernatori.

498-1602

Më tej, Guvernatori theksoi se Banka e Shqipërisë në vazhdimësi do të jetë një partner luajal i botës mediatike duke garantuar një komunikim transparent dhe të shpejtë, të stilizuar në një gjuhë të thjeshtë, lehtësisht të perceptueshme nga ana e publikut të gjerë. 

498-1419
498-1355
498-1283

Ai gjithashtu shprehu bindjen se përfaqësuesit e medias, ashtu si deri më sot, do të jenë një dritare e rëndësishme për përcjelljen e veprimtarisë sonë në publik, në mënyrë profesionale dhe të shpejtë. Guvernatori konfirmoi se dyert e Bankës së Shqipërisë janë të hapura sa herë që mediat do të kenë nevojë për të konsultuar apo kërkuar informacion shtesë në lidhje me aksionet dhe analizat mbi situatën ekonomiko financiare të vendit.

498-1453

Në vijim të këtij aktiviteti, siç është traditë, u ndanë edhe tre çmimet e konkursit të hapur "Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë për vitin 2023". Ky konkurs organizohet prej 17 vjetësh nga Banka e Shqipërisë dhe vlerëson çdo vit tre temat më të mira të përgatitura nga studentë shqiptarë të diplomuar brenda dhe jashtë vendit në fushën e ekonomisë dhe financës. Studimet trajtojnë tematika bashkëkohore dhe hulumtojnë fenomene interesante në fushën e ekonomisë dhe financës qe lidhen drejtpërsëdrejti apo në mënyrë indirekte me aktivitetin e bankës së Shqipërisë dhe tregut financiar. 

kjo

Këtë vit temat fokusohen te problemet reale të ekonomisë dhe financës dhe përdorin metoda bashkëkohore gjithnjë e me të sofistikuara për të bërë vlerësimin e hipotezave dhe analizën e të dhënave ekonomike e financiare.

 DSC0944

Me çmimin e parë u vlerësua zj. Aurora Kapo, studente në Universitetin VanAmsterdam, Hollandë me temën e diplomës: “Narrative economics: Central Bank Communication and Inflation Expectations”. Nëpërmjet kësaj temë është vlerësuar efekti i tonit (duke nënkuptuar me këtë qëndrimin  pozitiv ose negativ) të komunikimit të deklaratave të politikes monetare, për rastin e Bankës Qendrore Evropiane dhe të Bankës së Rezervës Federale Amerikane, në pritshmëritë e inflacionit të familjeve dhe të ekspertëve profesionistë, si dhe në tregues të tjerë makroekonomikë. Vlerësimi empirik i fenomenit është bazuar në metodologjinë e modeleve të Vektorëve Autoregresivë (VAR).  Është përdorur metoda e “analizës së ndjeshmërisë së tekstit” (sentiment text analysis) për të ndërtuar një tregues të matshëm sasior për tonin e komunikimit të bankës qendrore.

Me çmimin e dytë u vlerësua z. Virjosin Stafasani, me temën “The relationship between Market Efficiency, Expected Return and Volatility in the Stock Market“ nga Universiteti i Greenwich, Angli. Materiali i paraqitur i merr në analizë kthimet e pritshme në tregun e letrave me vlerë, si dhe efiçencën e këtij tregu. Më konkretisht në fokus të materialit të studimit janë marrë indekset e tregjeve për S&P 500 në Shtetet e Bashkuara, Shanghai Stock Exchange (SSE) në Kinë, dhe S&P Merval në Argjentinë. Autori ka vlerësuar nëse çmimet dhe kthimet në tregjet e zhvilluara dhe ato në zhvillim ndikohen apo jo në mënyrë të ngjashme brenda së njëjtës periudhë kohore, ku efekti i ditës së javës (e hënë – e premte) dhe ai i javës së plotë janë të pranishëm. Më tej, ai vlerëson se në cilat ditë volatiliteti dhe kthimi rezultojnë më të larta. Vlerësimet e marra i shërbejnë për të evidentuar eficiencën e tregut, si dhe identifikimin e indeksit me rrezik më të ulët.

Me çmimin e tretë u vlerësua zj. Krista Kozmai, studente pranë Universitetit Europian të Tiranës, me temën: “ Frika” nga kursi i lirë i këmbimit, rasti i Shqipërisë”. Materiali i paraqitur ka për qëllim ndikimin që  faktorët përcaktues të kursit t këmbimit lek/euro, si eksportet, importet, IHD, remitancat, norma e interesit dhe inflacioni kanë ndikuar gjatë periudhës 2008-2022, duke përdorur të dhëna. Gjithashtu është parë nëse ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë kanë ndikuar në ecurinë e kursit të këmbimit, kuantifikuar me anë të një variabli cilësor mbështetur në deklaratat e BSH-së. Rezultatet nga regresi i shumëfishtë tregojnë që sjellja e kursit të këmbimit shpjegohet nga faktorët fondamentalë, ku të ardhurat nga emigrantët rezultojnë me ndikim të rëndësishmen, ndërsa treguesit e tjerë rezultojnë jo-statistikisht të rëndësishëm dhe në kundërshtim me teorinë.