BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Mbi takimin rajonal të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, z. Ardian Fullani, me përfaqësuesit e pushtetit vendor, të sektorit bankar dhe të komunitetit të biznesit të Qarkut të Fierit

Data e publikimit: 01.02.2012

 

Në datën 31 janar 2012, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Ardian Fullani, zhvilloi një takim me përfaqësues të pushtetit vendor, të sektorit bankar dhe të komunitetit të biznesit të Qarkut të Fierit.

Gjatë fjalës së tij, Guvernatori Fullani, diskutoi me të pranishmit dhe ndau opinione mbi zhvillimet më të fundit në ekonominë ndërkombëtare dhe rëndësinë që ato kanë për ekonominë vendase.

foto takimi me nxenesit ne lushnje 4748 0

Në faqen tonë të internetit www.bankofalbania.org do të gjeni të publikuar, të plotë fjalën e Guvernatorit, të mbajtur në këtë takim. 

Në kuadër të edukimit ekonomik dhe financiar të publikut, z. Fullani zhvilloi edhe një takim me nxënës dhe mësues të gjimnazit “18 Tetori” të qytetit të Lushnjes, në praninë e përfaqësuesve të Drejtorisë Arsimore të këtij qyteti.

300 nxënës të j gjimnazit “18 Tetori” kanë zgjedhur të ndjekin lëndën “Financat personale në duart tuaja”, të prezantuar për herë të parë në kurrikulën mësimore të këtij viti shkollor nga Banka e Shqipërisë, në formën e një moduli me zgjedhje të lirë.

Gjatë takimit me nxënësit, Guvernatori Fullani theksoi së është e domosdoshme të krijohet një kulture e mirëfilltë ekonomike dhe financiare në vend.