BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Mbi tërheqjen nga qarkullimi të disa kartëmonedhave me kurs ligjor

Data e publikimit: 28.03.2008

 

Banka e Shqipërisë mbështetur në nenin 1, pika 4, gërma "b", në nenin 40, pika 5, në nenin 43, gërmat "c" dhe "d", të ligjit nr. 8269, datë 23.12.1997 "Për Bankën e Shqipërisë", i ndryshuar, të kreut II të udhëzimit "Për hedhjen në qarkullim të prerjeve të reja të kartëmonedhave dhe monedhave kombëtare e për tërheqjen nga qarkullimi të parasë" dhe në zbatim të vendimit të Këshillit Mbikëqyrës nr. 27, datë 30.03.1998, njofton publikun se do bëjë tërheqjen nga qarkullimi të:

- Kartëmonedhës së prerjes 100 lekë, emetim i viteve 1993, 1994, 1996, imazhi i "Luftëtarit Kombëtar".

guvernatori ne takimin 3

- Kartëmonedhës së prerjes 100 lekë, emetim i vitit 1996, imazhi i Fan S. Nolit.

guvernatori ne takimin 3

- Kartëmonedhës së prerjes 200 lekë, emetim i viteve 1992, 1994 dhe 1996, imazhi i Ismail Qemalit.

guvernatori ne takimin 3

Tërheqja nga qarkullimi do të vazhdojë deri më 31.12.2010 dhe do të bëhet në dy faza:

Faza e parë:

Heqja e kursit ligjor: deri më 31.12.2008.

Kartëmonedhat e përcaktuara më lart, do të vazhdojnë të kenë kurs ligjor, pra do të mund të përdoren si mjet pagese për likuidimin e transaksioneve tregtare dhe shërbimeve deri më datë 31.12.2008. Pas kësaj date, ato nuk mund të përdoren më për qëllimet e sipërpërmendura, duke mos u pranuar më si mjet pagese.

Faza e dytë:

Mbledhja e kartëmonedhave: Nga 01.01.2009 deri më 31.12.2010.

Kartëmonedhat me prerjet e përcaktuara më lart, do të mblidhen për këmbim kundrejt pagesës të vlerës fillestare të emetimit me kartëmonedha dhe monedha të tjera të qarkullimit, deri në datën 31.12.2010.

Dorëzimi dhe këmbimi i tyre me kartëmonedha e monedha metalike me kurs ligjor do të bëhet pranë sporteleve të bankave të nivelit të dytë pa pagesë.

Banka e Shqipërisë udhëzon bankat e nivelit të dytë që në periudhën 01.01.2009 deri më 31.12.2010:
Të pranojnë nga të gjithë personat fizikë e juridikë me këmbim prerjet e mësipërme, kundrejt vleftës së plotë fillestare (vlerës nominale) me monedha kombëtare të qarkullimit.